Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon komuna e Mitrovicës: Nuk e mohon se Bedri Hamza nënshkruajti kontratë 892 mijë euro për asfaltimin e rrugës prej 394 metra, ku vetëm matja gjeodezike e saj kushton 92 mijë euro

24/02/2023 - 19:25
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas publikimit të artikullit të djeshëm nga portali Veriu.info ku tregoj se si komuna e Mitrovicës ka nënshkruar kontratë për asfaltimin e rugës “Lah Nimani” në vlerë prej  892,453,40 euro, anipse kjo rrugë ka gjatësi vetëm 394 metra, ku ndër të tjera në bazë të kësaj kontratë do të paguaj 92,609.40 euro vetëm për matje gjeodezike të kësaj rruge kogja të shkurtër.

Në reagimin qesharak të komunës së Mitrovicës lajmi i publikuar nga Veriu.info quhet dezinforues, përkundër që nuk mohohet se vlera e kësaj rrugë prej vetëm 394 metra rrugë do të kushtoj afër 900 mijë euro, kontratë e cila mbanë nënshkrimin e krytarit të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza (shih dokumentin e mëposhtëm).

Po ashtu në asnjë pjesë të reagimit nuk mohohet fakti se për matje të ndryshme gjeodezike të kësaj rrugë do të paguhen 92,609.40 euro, përafërsisht aq sa kushton 1 km asfalt në rrugët e fshatrave/lokale.

Në linkun e mëposhtëm gjeni artikulline detajuar të publikuar dje nga Veriu.info, ku mund ta krahasoni me reagimin e komunës, se cila palë ka të drejt:

Skandal: Komuna e Mitrovicës lidh kontratë 48% më të shtrenjt se çmimi i parashikuar, vetëm matja gjeodezike për 394 metra rrugë do të kushtoj 92 mijë euro

Komuna e Mitrovicës i jep tender dy biznesmenëve të akuzuar për mashtrim, 892 mijë euro për 394 metra rrugë – 92 mijë euro vlera e matjes gjeodezike

Komuna e Mitrovicës po ashtu nuk e ka mohuar faktin se kontrata e nënshkruar nga kryetari Bedri Hamza, në tender ishte parashikuar të kushtojë 600 mijë euro, por që kyetari ka pranuar të nënshkruaj kontratën me vlerë 48% më të lartë se sa çmimi i parashikuar, ani pse ekziston mundësia ligjore e anulimit të tenderit kur gjitha ofertat e përgjegjshme janë mbi vlerën e prashikuar të tenderit.

Reagimi i plotë i komunës së Mitrovicës:

Reagim për lajmin dezinformues rreth tenderit – ndërtimi i rrugës “LAH NIMANI”- Mitrovicë

Ditën e enjte me datë 23.02.2023 është publikuar një lajm i pavërtetë në lidhje me kontratën e ndërtimit të rrugës “LAH NIMANI”, në Mitrovicë.

Shkrimi i lartpërmendur ka qenë plotësisht i pabazuar dhe nuk ka pasur asnjë mbështetje në gjendjen faktike apo në ndonjë provë, me të cilën do të konstatohej një fakt i tillë.

Qytetarët e Mitrovicës i njoftojmë që të gjitha procedurat e prokurimit kanë qenë të hapura, transparente dhe janë publikuar në mënyrë elektronike, me datën  29.06.2022, me numër të Prokurimit: 642 – 22 – 6315 – 5-1-1 dhe janë respektuar me përpikëri të gjitha procedurat e LPP-së dhe gjithashtu janë respektuar rekomandimet të cilat i ka parashtruar Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe Autoriteti Kontraktues ka bërë përmirësimet e duhura sipas këtyre rekomandimeve.

Në hapjen publike të ofertave kanë ofertuar gjithsej 4 Operator Ekonomik, prej tyre Operatori Ekonomik në çmimin më të ulët është diskualifikuar për shkak të mos plotësimit të kritereve të tenderit, ku Autoriteti Kontraktues i ka respektuar të gjitha nenet e LPP-se dhe ka kërkuar informata shtesë sipas nenit 59 dhe 72 të LPP-së për operatorin me çmimin më të ulet, me ç ‘rast operatori në fjalë ka kthyer përgjigje, mirëpo përgjigjja e tij nuk i ka përmbushur kërkesat të cilat i ka parashtruar Autoriteti Kontraktues.

Pas përfundimit të procedurave të prokurimit, janë kërkuar dokumentet nga Operatori Ekonomik sipas nenit 65 të LPP-së, ku Operatori Ekonomik i shpërblyer me kontratë i ka dorëzuar të gjitha dokumentet valide sipas këtij neni dhe garancionin bankar për ekzekutimin e tenderit.

Para nënshkrimit të kontratës, Autoriteti Kontraktues e ka plotësuar deklaratën shtesë të nevojave në vlerën e përcaktuar sipas kontratës, ku me datën 24.11.2022 është nënshkruar kontrata me OE me ofertën me çmimin më të lirë e cila ka vlerën reale të projektit: 892,453.40 €.

Për një transparencë më të plotë lidhur me tenderin në fjalë, Komuna e Mitrovicës, është e hapur edhe për pranimin e të gjitha Kërkesave për Qasje në Dokumente Publike, për të vërtetuar ligjshmërinë e tërë procesit.

JU REKOMANDOJMË

Sulm me dron afër Konsullatës së ShBA’së në Dubai, Rubio jep detaje

Sulm me dron afër Konsullatës së ShBA’së në Dubai, Rubio jep detaje
03/03/2026 - 22:56

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai, raporton NBC News.Rubio tha se sulmi...

Më shumëDetails

Gorani i ashpër: Fati i vendit varet nga një garniturë e kalamajve joseriozë

Gorani i ashpër: Fati i vendit varet nga një garniturë e kalamajve joseriozë
03/03/2026 - 22:46

Opinionisti Dukagjin Gorani në “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se fati i Kosovës është në duar të siç i quan ai, “kalamajve politikë”.Sipas tij, po qytetarët e...

Më shumëDetails

Zgjidhet pasuesi, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Hosseini djali i madh i Khameneit

Zgjidhet pasuesi, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Hosseini djali i madh i Khameneit
03/03/2026 - 22:40

Zgjidhet pasuesi, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Hosseini djali i madh i Khameneit Mojtaba Hosseini Khamenei, djali i madh i Ajatollahut Ali Khamenei, është zgjedhur Udhëheqësi i...

Më shumëDetails

“LDK e PDK i frikësohen zgjedhjeve”, Canaj: Kurti e ka kuptuar

“LDK e PDK i frikësohen zgjedhjeve”, Canaj: Kurti e ka kuptuar
03/03/2026 - 22:24

Analisti politik, Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka kuptuar mirë se partitë opozitare, LDK dhe PDK, hezitojnë të shkojnë në...

Më shumëDetails

“E ke votën time”- Haradinaj thotë se ka vota për president në Vetëvendosje

28 vjet nga protestat studentore, Haradinaj: Historia e shqiptarëve – histori përpjekjesh të pandalura për liri
03/03/2026 - 22:17

Ramush Haradinaj deklaroi se një numër (jo i vogël), i deputetëve të VV-së i kanë pretuar votën në rast se do të ishte në garë për president të...

Më shumëDetails

Bejta: Nuk ka matematikë që e zgjedh Osmanin presidente

Bejta: Nuk ka matematikë që e zgjedh Osmanin presidente
03/03/2026 - 22:11

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për një mandat të dytë në krye...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të re për zgjedhjen e presidentit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Ma këpute shpirtin, Adushi i nanës” – reagimi prekës i nënës së 21-vjeçarit mitrovicas që humbi jetën në aksidentin tragjik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë