Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuniteti shqiptaro-amerikan i dërgon letër Bidenit, shprehet shqetësim për rrezikun nga Serbia

04/10/2023 - 10:48
në Lajme
A A
Komuniteti shqiptaro-amerikan i dërgon letër Bidenit, shprehet shqetësim për rrezikun nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata shqiptaro-amerikane nga pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara i dërguan të martën një letër presidentit Joe Biden, ku shprehën shqetësimin për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe kërkuan që ShBA dhe BE-ja të marrë masa kundër presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi i vazhdueshëm që paraqet Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, thuhet në letrën e nënshkruar nga rreth 90 shoqata dhe grupe shqiptaro-amerikane, të një spektri të gjerë.

Nënshkruesit e letrës i kërkojnë presidentit Biden një takim për të diskutuar për gjendjen e krijuar.

Letra drejtuar presidentit Biden merr shkas kryesisht nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë në pjesën veriore të Kosovës, ku humbi jetën një oficer policie, si edhe nga grumbullimin e madh ushtarak nga Serbia në kufirin me Kosovën, që vetë Shtëpia e Bardhë e quajti “të pashembullt”, duke bërë thirrje Beogradit për tërheqjen e trupave nga kufiri.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, tha të martën se Serbia ka filluar tërheqjen e këtyre forcave.

“ShBA dhe BE duhet të marrin masa ndaj presidentit Vuçiq dhe të mos ta lejojnë atë të nxisë dhunën, të armatosë terroristët dhe të kërcënojë fqinjët e tij. Serbia nuk mund të mbetet anëtare e komunitetit perëndimor duke mbajtur njëkohësisht lidhje të ngushta me Rusinë”, thuhet në letër.

Aktivistët shqiptaro-amerikanë vënë në dukje lidhjen e veçantë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Si shqiptaro-amerikanë krenarë, ne vlerësojnë thellësisht mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në letër, por shtohet se ky komunitet është i shqetësuar për rolin e Serbisë duke i quajtur veprimet e saj si “një rrezik të qartë dhe të pranishëm ndaj popullit, sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.

Në letër përmendet fakti që nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq, e pranoi publikisht se drejtoi operacionin e 24 shtatorit, së bashku me Bojan Mijailoviçin, një truprojë i ministrit të Brendshëm Aleksander Vulin, i cili është sanksionuar nga Departamanti i Thesarit i SHBA-së, për krim të organizuar, operacione të paligjshme lidhur me narkotikë dhe lehtësimin e aktiviteteve keqdashëse të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Në letër përmendet gjithashtu deklarata e ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, se sulmi “ishte i koordinuar dhe i sofistikuar” se personat e armatosur duket të kanë pasur stërvitje ushtarake dhe se sasia e armëve lë të kuptohet se kishte një plan “për të destabilizuar sigurinë në rajon.”

“Sulmi terrorist është pjesë e një sërë përpjekjesh për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin… (Ai) paraqet një kthesë kritike dhe vendimtare jo vetëm për rajonin por edhe për gjithë Evropën”,

Autoritetet në Prishtinë, Bashkimi Evropian dhe diplomatët perëndimorë kanë kërkuar vënien e autorëve të sulmit para drejtësisë. Prishtina ka akuzuar Beogradin për mbështetjen dhe pajisjen e grupit që kreu sulmin.

“Serbia ka treguar herë pas here se përbën rrezik për Kosovën, fqinjët e saj dhe komunitetit ndërkombëtar më gjerë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mund ta trajtojnë më Serbinë si një partner i besueshëm ndërkohë që ajo furnizon dhe tani strehon terroristë të armatosur rëndë”, thuhet në letër.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha të martën se ka arrestuar Milan Radoiçiçin. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka mohuar lidhjet me grupin e armatosur. Ai ka akuzuar Prishtinën zyrtare për nxitje të dhunës në veri.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Me luftëtarë si Ilir Konushevci e paimagjinueshmja bëhej e mundur
Kryesore

Kurti: Me luftëtarë si Ilir Konushevci e paimagjinueshmja bëhej e mundur

09/05/2025 - 12:12
Kadriajaj: Kemi siguruar nënshkrimet për ta dërguar ‘bllokadën’ në Kushtetuese, e çojmë të hënën
Lajme

Kadriajaj: Kemi siguruar nënshkrimet për ta dërguar ‘bllokadën’ në Kushtetuese, e çojmë të hënën

09/05/2025 - 12:01
Abdixhiku i replikon Kurtit: Ti e tradhtove Kosovën
Kryesore

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

09/05/2025 - 11:44
Përfundon takimi me “Srpskan”, Vuçiq paralajmëron zhvillime javën e ardhshme
Kryesore

Hykmete Bajrami: Duket se po shkojmë drejt zgjedhjeve, fletëvotimi duhet të jetë Kosova apo Albulena Haxhiu

09/05/2025 - 11:17
Krasniqi: Mospjesëmarrja e Kurtit në takim është ofendim ndaj Presidentes Osmani
Kryesore

Krasniqi: Do të shqyrtojmë propozimin e AAK-së për të dërguar lenden në Gjykatë Kushtetuese

09/05/2025 - 11:09
LDK përmes ‘Rrugës së re’ synon marrjen e pushtetit, Bajrami ‘zbërthen’ planin e tyre qeverisës
Kryesore

Dehari ia ndalë fjalën edhe Hykmete Bajramit

09/05/2025 - 10:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

    Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Peci lëshohet ulët, e quan qelbësirë gazetarin Ermal Panduri

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Gervalla keqtrajton Prindon Sadriun – E largon nga Departamenti i NATO’s, “shutohet” në një departament tjetër

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Skandal: NTP “Nushi” shiti qindra kafshë të destinuara për therje, AUV përmes Komisionit për 3 javë ia riktheu licencën e pezulluar të importit (Dokument)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë