Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dënuar ashpër sulmet e orkestruara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës të dielën në mëngjes, duke thënë se autorët e këtij sulmi duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi. Në një deklaratë për media, ambasada amerikane tha se autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi.
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ndërkaq, u ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, që u vra sot në krye të detyrës.Ai mori pjesë edhe në ceremoninë e ndezjes së qirinjve në Prishtinë. ”Bashkë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar në ceremoninë e ndezjes së qirinjve për nder të rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë sot në krye të detyrës. Edhe një herë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe kolegëve të policit”, shkroi Hovenier në platformën X.











