Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

19/09/2026 - 14:19
në Kryesore, Lajme
A A
Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është konfirmuar identiteti i tri viktimave eshtrat e të cilëve u gjetën në varrezat masive në Zubin-Potok muajt e fundit.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka pranuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur tri raportet e para të ADN-së, nga mostrat e mbetjeve mortore të zhvarrosura në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë.

Tre viktimat janë konfirmuar të jenë personat e grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

“Në më pak se dy muaj nga konfirmimi i varrit të parë masiv, analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, duke vërtetuar lidhjen me personat e grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se menjëherë janë njoftuar familjes e tri viktimave të identifikuara.

Postimi i plotë i Kurtit:

Në nisje të vizitës sime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u njoftova nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur se janë pranuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur tri raportet e para të ADN-së, nga mostrat e mbetjeve mortore të zhvarrosura në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Në më pak se dy muaj nga konfirmimi i varrit të parë masiv, analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, duke vërtetuar lidhjen me personat e grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe.

Raportet e ADN-së janë ndarë me Institutin për Mjekësi Ligjore dhe mënjëherë, sot, përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të Institutit kanë njoftuar familjet e tri viktimave të identifikuara.

Në ditët dhe javët në vijim, presim të pranojmë edhe raportet e tjera për mostrat e dërguara për identifikim përmes analizës së ADN-së, me shpresën që edhe familjet e tjera të marrin përgjigjet që presin prej 27 vitesh. Asnjë përgjigje nuk mund ta shuajë dhimbjen e humbjes, por njohja e së vërtetës i jep fund ankthit të pritjes për të mësuar fatin e më të dashurve.

Më 27 korrik u konfirmua gjetja e varrit masiv në Kalludër. Gjatë vizitës në këtë lokacion, theksova se është jetike që faktorët ndërkombëtarë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, të shtojnë trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, të dakorduar më 2 maj 2023 në Bruksel, veçanërisht për hapjen e menjëhershme të arkivave, përfshirë arkivin e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, e cila ka kryer masakra në Kosovë, posaçërisht në Drenicë, dhe dokumentacionin e së cilës Serbia ka klasifikuar në vitin 2014 për një periudhë prej tridhjetë vjetësh.

Përkushtimi ynë institucional do të vazhdojë me kërkime në terren, mbështetje për procesin e identifikimit dhe komunikim të drejtpërdrejtë e të kujdesshëm me familjet. Do të qëndrojmë pranë tyre dhe do t’i mbështesim në kërkesat për të vërtetën, drejtësinë dhe kthimin me dinjitet të më të dashurve.

Zbardhja e fatit të çdo personi të zhdukur me dhunë është prioritet shtetëror i Republikës së Kosovës dhe detyrim njerëzor, që mbetet i hapur për sa kohë qoftë edhe një familje pret përgjigje.

Edhe gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara dhe në takimet në kuadër të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ashtu si çdo ditë në punën time dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës e vërteta për fatin e më të dashurve tanë dhe drejtësia për viktimat e familjet e tyre do të jenë në qendër të angazhimit tonë.

Pjesë e pandashme e kësaj agjende do të jetë kërkesa që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar të shtojnë trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e zotimeve të marra, hapjen e arkivave dhe ofrimin e informacionit që mundëson zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.

JU REKOMANDOJMË

Erion Veliaj nga burgu jep një propozim për krerët e UÇK-së

Erion Veliaj nga burgu jep një propozim për krerët e UÇK-së
19/09/2026 - 15:04

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është deklaruar nga çelia për rastin e krerëve të UÇK-së. Ai thotë se vendimi i Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së e ka...

Më shumëDetails

Hasani: Të punohet për anëtarësimin e Kosovës në KiE, do t’i ndihmonte katërshes së UÇK-së t’i drejtohet Strasburgut

Hasani për draftin e Asociacionit: Në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgohet vetëm nga Qeveria
19/09/2026 - 14:32

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, në emisionin “Tempus” të T7, deklaroi se ende nuk është vonë që të thirret boshti i Bashkimit Evropian për anëtarësimin sa më...

Më shumëDetails

Deri kur do të zgjasë mandati i Speciales? Flasin nga ZPS-ja

KMDLNj: Vizitat në Hagë për selfie e turizëm, Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
19/09/2026 - 14:11

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Chris Bennett, ka thënë se mandati i këtij institucioni vazhdon derisa të përfundojnë hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej...

Më shumëDetails

Skandaloze: Ahmeti thotë se në mbi 2 mijë e 600 faqe kurrikulare të nxënësve nuk ka gjetur emrin e plotë dhe as të shkurtër të UÇK-së

Skandaloze: Ahmeti thotë se në mbi 2 mijë e 600 faqe kurrikulare të nxënësve nuk ka gjetur emrin e plotë dhe as të shkurtër të UÇK-së
19/09/2026 - 13:21

Drejtori i organizatës joqeveritare ETEA, e cila merret me arsimin dhe kulturën në Kosovë, Agron Ahmeti, ka ngritur shqetësimin për mungesën e përfshirjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Më shumëDetails

Ky është 32-vjeçari që përfundoi në ndalim pas postimit për “plumbin” ndaj Donika Gërvallës

Sul’mohen tre policë në Mitrovicën e Veriut
19/09/2026 - 12:56

Një postim i publikuar në Facebook ka çuar në intervistimin dhe më pas ndalimin e një 32-vjeçari në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “Kanosja”. Më 18 shtator,...

Më shumëDetails

Koci avokatëve të krerëve të UÇK-së: I morët 40 milionë euro, tregoni çka ndodhi?

Koci: Strishoja e gojës së nënës është dhënë, s’ka arsye për të mos u liruar trupi i Faton Hajrizit
19/09/2026 - 12:45

Avokati, Arianit Koci ka deklaruar se avokatët e Thaçit dhe të tjerëve duhet të dalin publikisht me tregu çka ka ndodhë gjatë procesit dhe si erdhi deri te...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia arrestoi veteranin e UÇK-së, kjo është parulla që e vendosi ai më herët kundër Gërvalles

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Takimi sekret: Smith thoshte se krerët e UÇK-së “do të marrin burgim të përjetshëm”, Trendafilova fyente simbolet e Kosovës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë