Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila në një komunikatë për media ka thënë se në këtë laborator janë gjetur dhe sekuestruar 23 bimë të mbjella të dyshuar si kanabis.
“Njësia e antidrogës e PK-së (DHTN Mitrovicë Veri) në koordinim dhe asistuar nga zyrtarë policor të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Veri kanë realizuar një operacion bastisje/ kontrolli në atë lokacion ku gjatë bastisjes në një dhomë të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 23 bimë të mbjella të dyshuar si kanabis me gjatësi nga 40 cm deri në 1.85 cm , si dhe pasje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa, ventilim etj).” – thuhet në komunikatën e Policisë.
I dyshuari në momentin e kryerjes se operacionit policor nuk ndodhej në shtëpi/lokacion, por pas një shkëmbimi te informacioneve dhe bashkërendimi të veprimeve policore i dyshuari i lartcekur me iniciale R.V. (1981) rreth orës 19:30 është identifikuar dhe arrestuar në pikën kufitare në Jarinje dhe të njëjtit me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedura të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës sonte shkatërroj një laborator droge në Leposaviq, arrestohet një person (Foto)













