Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Konflikt interesi”, familja pretendon se Spitali i Pejës angazhoi mbesën e ish-drejtorit të shkarkuar pas rastit të foshnjës në lavatriçe

05/08/2026 - 13:30
në Lajme
A A
“Konflikt interesi”, familja pretendon se Spitali i Pejës angazhoi mbesën e ish-drejtorit të shkarkuar pas rastit të foshnjës në lavatriçe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Familja Zallqi, e cila ka paditur Ministrinë e Shëndetësisë dhe Spitalin e Përgjithshëm në Pejë lidhur me rastin e njohur si i “foshnjës në lavatriçe”, ka ngritur pretendime për konflikt interesi në procedurën gjyqësore.

Familja pretendon se Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka angazhuar si përfaqësuese ligjore avokaten Vlora Haliti, e cila, sipas tyre, është vajza e vëllait të ish-drejtorit të këtij institucioni, Muhamet Halitaj.

Familja thotë se angazhimi i Vlorës Haliti nga Spitali për ta mbrojtur institucionin në këtë proces civil krijon konflikt interesi, për shkak të lidhjes familjare me ish-drejtorin që, sipas tyre, ishte përgjegjës i institucionit në kohën kur ndodhi rasti.

Avokatja e familjes, Saranda Keqekolla-Sadiku, tha për Gazetën Insajderi se angazhimi i përfaqësueses ligjore të Spitalit të Pejës ngre dyshime serioze për konflikt interesi edhe për shkak se e njëjta ka deklaruar se kishte punuar si mami.

“Qëndrimi i Spitalit të Pejës nën të njëjtin drejtim dhe përfaqësimi i këtij rasti nga vajza e vëllait të ish-drejtorit, sipas mendimit tim, përbën konflikt të pastër interesi. Përveç kësaj, përfaqësuesja e spitalit ka deklaruar në seancë se më herët ka punuar si mami në spital dhe e njeh nga afër mënyrën e funksionimit të tij. Duke pasur parasysh këtë rast, përveç lidhjes me ish-drejtorin, ekziston edhe mundësia e një lidhjeje me maminë, e cila është njëra nga të akuzuarat në këtë çështje. Kjo mund të çojë në një përfaqësim të ndikuar“, tha Keqekolla-Sadiku.

Muhamet Halitaj ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të Spitalit të Pejës pas rastit të ndodhur në dhjetor të vitit 2022, kur trupi i pajetë i një foshnje përfundoi në lavatriçen e repartit të Gjinekologjisë.

Halitaj u shkarkua me arsyetimin se dështoi në implementim e masave disiplinore ndaj përgjegjëseve për rastin e rëndë me foshnjën e vdekur, e cila ishte futur në lavatriçe.

Familja pretendon se angazhimi i Vlorës Haliti nga Spitali për ta mbrojtur institucionin në këtë proces civil krijon konflikt interesi, për shkak të lidhjes familjare me ish-drejtorin që, sipas tyre, ishte përgjegjës i institucionit në kohën kur ndodhi rasti.

Ndryshe, familja Zallqi ka paditur Ministrinë e Shëndetësisë dhe Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, duke kërkuar 20 mijë euro dëmshpërblim për dëmin e pretenduar pas humbjes së foshnjës dhe trajtimit të trupit të saj.

Çka thuhet në aktakuzë?

Sipas aktakuzës së ngritur, më 12 dhjetor të vitit të kaluar, dy të pandehurit janë ngarkuar me veprën penale “Dëmtim i varrezave apo kufomave”, nga neni 413, paragrafi 2, të KPRK-së.

Në aktakuzë janë të ftuar në cilësinë e dëshmitarit 4 pjesëtarë nga stafi spitalor dhe një inspektor shëndetësor.

Sipas aktakuzës, Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, më 16 dhjetor 2022 ka parashtruar raport informues, të pranuar në prokurori, më 16.12.2022, lidhur me rastin e ndodhur në Spitalin Rajonal Pejë – Reparti i Gjinekologjisë, ku më 13 dhjetor 2022 rreth orës 19:00, një fetus i cili dihej edhe më parë se ishte i vdekur, i lindur me intervenim kirurgjik, nën përkujdesjen e mjekëve dhe motrave medicinale, është përkujdesur për sistemimin e pacientes dhe fetusit në dhomat e repartit.

Nëna e fetusit kishte deklaruar se nuk e ka parë trupin e pajetë pas lindjes, duke thënë se nga nëna e saj mori informacionin se trupi ishte mbështjellur me çarçafë të bardhë, në shenja normale por pa shenja jete.

“… nëna ime më ka treguar se pasi ka parë beben, E.A. e ka mbështjell sërish por jo në formë të rregullt siç mbështjellën foshnjat zakonisht, por e ka mbuluar të tërën sa që ka qenë e vështirë të dihej nëse ka diçka brenda çarçafit ose jo. Për këto unë u njoftova ditën e nesërme në mëngjes, pasi është kryer vizita mjekësore ku unë kam kërkuar me ditë a e ka parë dikush fëmijën. E di se atë ditë, rreth orës 10:00, ka pasur të vie burri im që ta marr trupin e bebes, me qëllim që të përfundojnë ceremoninë e varrimit sipas traditave. Nuk kam kërkuar nga stafi që të më tregojnë trupin e foshnjës, edhe pse kisha pasur dëshirë ta shoh”, ka deklaruar mes të tjerash e ëma e fetusit.

Nga ana tjetër, babai i fetusit në deklarimin e tij tha se ishte përgatitur për ceremoninë mortore dhe kishte hapur varrin për fëmijën e tij të vdekur, pa qenë në dijeni se trupi që kishte lindur pa shenja jete, ishte futur në lavatriçe si pasojë e pakujdesisë.

“Pasi e njoftova mikun, unë shkova se bashku me të në repartin gjinekologjik, që të interesohemi të tërheqim trupin e foshnjës dhe aty gjeta policinë, motrat medicinale dhe kuptova se diçka nuk është në rregull. Aty për aty, dhe miku me njoftoi se trupi i foshnjës është gjetur në lavatriçe, së bashku me çarçafët, dhe se dikush nga stafi e kishte futur në mëngjesin e së njëjtës datë. Sipas bindjes time, dhe aq sa më ka njoftuar bashkëshortja ime, konsideroj se deri te kjo situatë ka ardhur pasi personat përgjegjës, të cilët kanë trajtuar trupin e foshnjës sime, nuk kanë treguar kujdesin e duhur me rastin e vendosjes së trupit të pajetë pas lindjes në vendin ku është ndodhur, kur është tërhequr nga punonjësi që i ka bartur çarçafët. Po ashtu, as mbështjellja e trupit të foshnjës nuk është në atë formë e cila do të tregonte trajtim të veçantë, pasi bëhej fjalë për një turp njeriu, ku edhe do t’i bëhej me dije secilit punonjës të stafit se, nëse bie në kontakt me të, aty gjendej një turp i pajetë….”.

Përpara prokurorisë u ftuan dëshmitarët për deklarim, përfshirë dhe pastruesin, i cili deklaroi se punën e nisi si zakonisht, duke shkuar në dhomën obstetrike rreth orës 07:15, për të marrë kontejnerin me rroba të papastra. Pastruesi F.Z. deklaroi përpara prokurorisë se rrobat e papastra i ka zbrazur në lajtore, ku ka qenë prezent edhe një person që ka parë çarçafët, teksa ai ka marrë rrobat e pastra për t’i kthyer në repart.

“Unë asnjë çarçaf nuk e kam vendosë në kantë, vetëm e kam marrë me vete dhe e kam dërguar në lajtore. Asnjë çarçaf nuk e kam hedhur në të dhe kur kam shkuar aty, asnjë se kam prekë, vetëm i kam derdhë të gjitha në tokë”, deklaroi ai.

Pastruesi thotë se u kthye me shpejtësi në lavanderi, për t’u njoftuar nga një motër se është ndaluar makina e pastrimit dhe se një punëtore, të cilës nuk ia di emrin, ka nisur t’i nxjerrë çarçafët duke i shkundur, kur edhe kanë nisur të bien në tokë copëzat e trupit të fetusit.

Krahas deklarimeve të mjekut kryesor që ka kryer operacionin, që deklaron se dhoma e morgut funksionon njësoj edhe për frytet e vdekura, dhe se nuk lejohet të tërhiqen trupat e pajetë pas orës 19:00, infermierja deklaroi se trupin e pajetë e kishte vendosur në një çarçaf mbi të cilin me marker të zi kishte shkruar emrin e nënës së fetusit.

“… gjithmonë ne mamitë e presim beben. E mora beben dhe u ngjita lartë në repartin tim, në sallën e lindjes e peshova beben, e mata gjatësinë, e shënova në libër peshën, orën… pastaj e kam mbështjellë me material që nuk ka qenë çarçaf, por ka qenë material që e improvizojmë vet dhe me një marker të zi, mbi çarçaf e kam shkruar emrin e pacientes me shkronja të mëdha dhe e kam vendosur mbi frizat e placentave, që i kemi vendosur gjithmonë. E kam hapur dritaren, për shkak të kundërmimit, e njoftova kolegen F.G., meqë së bashku i kryejmë këto procedura…” deklaroi infermierja e dyshuar në rast.

JU REKOMANDOJMË

Gucati insiston për largimin e Gërvallës: Duhet të largohet dhe t’i kërkojë falje opinionit

Gucati insiston për largimin e Gërvallës: Duhet të largohet dhe t’i kërkojë falje opinionit
25/09/2026 - 20:04

Hysni Gucati nga OVL UÇK, në një lidhje direkte për Frontal T7, ka thënë se Donika Gërvalla duhet të largohet nga pozita ministrore. Gucati ka shtuar se Gërvalla...

Më shumëDetails

Hamza për çështjen e presidentit: Jemi në rrethana të reja, do t’i përshtatim qëndrimet për të ardhmen e shtetit

Hamza për çështjen e presidentit: Jemi në rrethana të reja, do t’i përshtatim qëndrimet për të ardhmen e shtetit
25/09/2026 - 19:43

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se zhvillimet e reja politike pas 16 shtatorit kanë krijuar një situatë të re, mbi bazën e...

Më shumëDetails

Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili
25/09/2026 - 19:21

Apetit Group ka sqaruar situatën lidhur me ngarkesat nga Brazili, duke deklaruar se asnjëra nga këto ngarkesa nuk ka hyrë në procedurë importi në Kosovë, Mal të Zi,...

Më shumëDetails

‘‘Joe Biden e tradhtoi’’, Endrit Thaçi e ndan fjalimin e Edi Ramës në New York

‘‘Joe Biden e tradhtoi’’, Endrit Thaçi e ndan fjalimin e Edi Ramës në New York
25/09/2026 - 19:14

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në New York, është shprehur se ish-Presidenti Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua me 25 vite...

Më shumëDetails

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales
25/09/2026 - 18:11

Komunat e Kosovës po protestojnë edhe në shi kundër verdiktit të Gjykatës Speciale. Në disa komuna të Kosovës po mbahen protesta të organizuara nga Organizata e Veteranëve të...

Më shumëDetails

Lushtaku nga protesta në Skenderaj: Turpi më i madh që Donika Gërvalla të jetë në Qeverinë e Kosovës

Lushtaku nga protesta në Skenderaj: Turpi më i madh që Donika Gërvalla të jetë në Qeverinë e Kosovës
25/09/2026 - 18:03

Kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është e turpshme që ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë