Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kongresisti Kean: ShBA-ja duhet të dënojë çdo rol të Beogradit në armatosjen e protestuesve në veri

18/07/2023 - 21:50
në Lajme
A A
Kongresisti Kean: ShBA-ja duhet të dënojë çdo rol të Beogradit në armatosjen e protestuesve në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Gabriel Escobar, ka qenë i ftuar për të dëshmuar të martën para Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Tema është angazhimi i Shteteve të Bashkuara në Ballkan.

Kongresisti republikan Thomas Kean, kryesues i Komisionit, në hyrje të kësaj seance, ka kritikuar BE-në për mungesë unianimiteti për faktin që nuk po e njohin si tërësi Kosovën.

Ai tha se duke e parë këtë gjendje, ShBA-ja duhet të marrë rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor.

“Është detyrë e SHBA-së që të marrë rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor. Administrata e fundit e kuptoi rëndësinë e angazhimit të SHBA-së në rajon. Kjo seancë ofron mundësinë për t’u siguruar që Administrata Biden është ngjashëm e angazhuar për të ndjekur paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në Ballkan”.

“Nuk ka një çështje të vetme që po e bllokon Ballkanin Perëndimor sesa dështimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Nën kujdesin e kësaj administrata, protestat e fundit të dhunshme në veri të Kosovës kërcënuan eskalimin që mund të kishin përfshirë tërë rajonin. Kryesorja është se qasja aktuale e SHBA-së po dështon për të mbajtur larg tensionet etnike dhe paqëndrueshmërinë”, deklaroi republikani Kean, raporton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, ai kritikoi “veprimet e pakoordinuara” të qeverisë Kurti për t’i dërguar kryetarët shqiptarë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

“Veprimet e pakoordinuara të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke përdorur forcat policore të Kosovës për të vendosur kryebashkiakët lokalë, ishin të pakujdesshme dhe destabilizuese”, tha Kean, teksa shtoi se edhe dhuna e protestuesve serbë që pasoi nuk është dënuar mjaftueshëm nga administrata Biden.

“Megjithatë, dhuna pasuese e protestuesve serbë që çoi në lëndimin e disa dhjetëra ushtarëve të KFOR-it, duhet të dënohet gjithashtu, siç duhet të dënohet edhe çdo rol direkt apo indirekt që ka luajtur Beogradi për t’i organizuar dhe për t’i armatosur ata protestues. Jam i shqetësuar që kjo administratë s’po flet qartë për këta të fundit”, potencoi Thomas Kean, raporton Klankosova.tv.

Ai tha se mirëpresin deklarimin e javës së kaluar se Kosova do të ndërmarrë disa hapa fillestarë për de-përshkallëzim, në veçanti uljen e prezencës së forcave policore të Kosovës në dhe përreth ndërtesave komunale në veri.

Megjithatë, ai tha se teksa ShBA-ja e vazhdon presionin ndaj kryeministrit Kurti, “unë fuqishëm kërkoj nga administrata që të angazhojnë serbët e Kosovës dhe Beogradin që të sigurohen që zgjedhjet e reja nuk do të bojkotohen edhe një herë”.

Ai tha se ndan shqetësimin e kësaj administrate se “Kosova s’po e zbaton marrëveshjen për Asociacionin, siç është zotuar një dekadë më parë”.

Kean tha se dëshiron të dëgjojë nga Gabriel Escobari po ashtu një përkushtim se “fushata e presionit e SHBA-së dhe BE-së për ta shtyrë kryeministrin Kurti drejt Asociacionit po bashkërendohet me garanca se nëse Kosova angazhohet besueshëm, SHBA-ja do ta bëjë presionin krejtësisht të njëjtë ndaj Beogradit”.

“Beogradi duhet t’i realizojë obligimet e veta nga marrëveshjet e fundit që të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Asociacionin nuk e shoh ndryshe përpos që të mbrojë të drejtat e serbëve pa minuar autoritetin e qeverisë së Kosovës dhe të territorit të saj sovran”, deklaroi Kean në këtë seancë.

Në fund, kongresisti Tom Kean tha se edhe përkundër dallimeve aktuale me qeverinë, “Kosova është partner i rëndësishëm i SHBA-së”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë