Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj sulmit të gazetarit, Vullnet Krasniqi gjatë protestës së sotme në Prizren, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Sipas tij fyerjet dhe pengimi i punës së gazetari nuk i shërbejnë synimeve të shoqërisë në vendin tonë.
Ai midis tjerash ka bërë thirrje që organet kompetente ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin.
Postimi i plotë i Konjufcës:
Pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranushme. Si të tilla, i dënoj me bindjen se nuk i shërbejnë aspak synimeve tona si shoqëri.
Media përbën hapësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike.
Bëj thirrje që organet kompetente ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin menjëherë në kuadër të përgjegjësisve dhe detyrave të tyre përkatëse.












