Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca uron Ditën e Evropës: Kosova shembull i demokracisë dhe vlerave universale të Bashkimit Evropian

09/05/2023 - 13:35
në Kryesore, Lajme
A A
Disiplinë dhe ndëshkim: Konjufca tregon qëllimin e qeverisë me shtrenjtimin e rrymës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar Ditën e Evropës ku thotë se në një kohë si kjo, thërret një Evropë që në bazë ka ekonominë, por të asaj natyre që i rri përshtat thellësisë politike dhe linjave të qarta gjeopolitike, pa flirtime me elemente autoritare, që do të rrezonte parimin e demokracisë, raporton GazetaBlic.

Konjufca thotë se Kosova është një shembull i shkëlqyer i demokracisë dhe vlerave universale të BE-së.

“Kosova është sot një shembull i shkëlqyer i demokracisë dhe vlerave universale të Bashkimit Evropian, me të cilat shteti ynë synon të jetë sa më i akorduar, përtej të cilave nuk mund të bëhet lëshim, sepse ekzistenca e tij është e lidhur thelbësisht me të qenit e tij demokraci dhe vend i këtyre vlerave universale. Rruga e Kosovës është vetëm një, është ajo e Evropës, e frymës dhe parimeve të saj dhe çdo propozim tjetër është cënim i saj dhe i këtyre parimeve”, shkroi Konjufca.

Shkrimi i plotë:

9 maji i vitit 1950 shënon Ditën e Evropës, datën kur Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman lexoi atë që u quajt “Deklarata Schuman”, ku ai propozote një treg të përbashkët evropian të qymyrit dhe çelikut, të cilin pas thuajse një viti do ta nënshkruanin Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu, Hollanda dhe Gjermania Perëndimore.

Robert Schuman deklaroi se qëllimi i tij ishte që lufta të bëhej jo vetëm e pamendueshme, nga pikëpamja morale dhe demokratike, por edhe materialisht e pamundur, nga pikëpamja racionale dhe ekonomike. Ai u shpreh po ashtu se aktorët kyç të këtij propozimi për paqe ishin Franca dhe Gjermania Perëndimore, me dy popuj që kishin luftuar ndër shekuj. Paqja e drejtë dhe solide mes vendeve u pa si kushti që e bën të mundur nisjen e një procesi për një Evropë të Bashkuar. Që atëherë, vendet e Evropës nisën të bashkohen rreth atij që më vonë mori emrin Bashkimi Evropian dhe pas 7 fazave të zgjerimit deri më tani, ky proces vazhdon edhe sot.

Që prej momentit të antarësimit vendet e BE-së nuk kanë pasur ndonjë luftë dhe kjo për arsyen se në frymën e Unionit që buron prej “Deklaratës Schuman” zhvillohen jo vetëm rregullat ekonomike të tregut, por edhe kushti i drejtë politik që garanton paqen, jo si parapërgatitje për luftë, por si terreni ku demokracia dhe vlerat universale janë boshti i gjykimit dhe veprimit.

Me siguri mund të themi se nuk do të kishim Bashkim Evropian nëse pas nënshkrimit Gjermania Perëndimore do t’ia kishte me hile Francës apo e anasjellta. U deshën dy palë të barabarta në sinqeritet, me të njëjtin vizion dhe shpresë që të niste procesi, edhe sot në vijim e sipër, i Evropës së Bashkuar.

Dita e Evropës, sidomos në kohën kur po ndodh lufta në Ukrainë, thërret një Evropë që në bazë ka ekonominë, por të asaj natyre që i rri përshtat thellësisë politike dhe linjave të qarta gjeopolitike, pa flirtime me elemente autoritare, që do të rrezonte parimin e demokracisë.

Kosova është sot një shembull i shkëlqyer i demokracisë dhe vlerave universale të Bashkimit Evropian, me të cilat shteti ynë synon të jetë sa më i akorduar, përtej të cilave nuk mund të bëhet lëshim, sepse ekzistenca e tij është e lidhur thelbësisht me të qenit e tij demokraci dhe vend i këtyre vlerave universale. Rruga e Kosovës është vetëm një, është ajo e Evropës, e frymës dhe parimeve të saj dhe çdo propozim tjetër është cënim i saj dhe i këtyre parimeve.

Rruga e vendeve joanëtare për në BE është njëkohësisht edhe rruga e BE-së drejt idesë së lartë të Evropës së Bashkuar, rruga ku ajo duhet të përmbush vetveten duke takuar vlerat e saj.

Sot festojmë Ditën e Evropës, për një Bashkim Evropian sa më të thellë, që nuk reduktohet në peshë teksa vijon procesin e zgjerimin.

Gëzuar 9 majin, Ditën e Evropës, ditën e aspiratës së lartë të paqes së drejtë, demokracisë dhe vlerave universale!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë