Letrën e terapisë e shikon me mjaftë kujdes.
E gjithë materialin e nevojshëm për ushqimin artificial që i duhet pacientit po e bënë gati me vëmendje.
Krejt kjo punë kryhet nga Egzona Gashi, infermiere në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Veternik dhe kolegët e tjerë të saj.
Pavarësisht se jeta e pacientëve shpeshherë është në duart e tyre, sipas Gashit jo çdo herë i kanë kushtet më të mira për punë.
Andaj, ajo thotë se e konsideron punën jashtë vendit.
E njëjtë si kjo nga drejtoria e shëndetësisë në kryeqytet po vlerësojnë se mund të veprojnë edhe shumë të tjerë.
Nga drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë po bëjnë thirrje që të aplikojnë në konkursin për infermierë i cili pritet të hapet javën e ardhshme.
Vetëm gjatë vitit 2023, mbi 700 infermierë kanë kërkuar licencë për të punuar jashtë vendit.
VIDEON mund ta shikoni KETU.













