Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kanë dalë nga takimi i sotëm në Bruksel pa nënshkruar zyrtarisht marrëveshje, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kjo situatë është interpretuar në forma të ndryshme, duke nxitur debate mes gazetarëve dhe opinionistëve.
Gazetari Berat Buzhala e ka intepretuar këtë situatë si pranim të zajednicës nga ana e kryeministrit Kurti.
Por mendim ndryshe ka pasur nga kolegu i Buzhalës, Valon Syla, i cili ka thënë se Asociacioni nuk i paraprin planit franko-gjerman dhe se palët u morën vesh për të mos u marrë vesh.
Sipas tij BE edhe sonte u treguar e paaftë për t’i shtyrë palët drejt marrëveshjes.













