Mitrovicasi Arif Kadriu e ka bërë Kosovën anëtare të federatës botërore për peshkim,
I pasionuri pas peshkimit Arif Kadriu ndodhet në Itali duke lobuar për anëtarësim të Kosovës në FIPSed, shkruan Veriu. info
Ai njoftoi se u votua pro aplikimit të Kosovës dhe peshkatarët tanë sportivë do të mund të ta përfaqësojnë vendin tonë në çdo platformë ndërkombëtare të peshkimit si vend i pavarur.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar peshkatarë të Kosovës,
Jam shumë krenar të ju njoftoj se Kosova është zyrtarisht anëtare e FIPSed. Sot 63 kongresistët nga e gjithë bota votuan pro aplikacionit të Kosovës, tani e tutje peshkatarët tanë sportivë do të mund të
ta përfaqësojn vendin tonë në çdo platformë ndërkombëtare të peshkimit si vend i pavarur.
Garues tani është rradha juaj për të përfaqësuar Kosovën dhe për të marrë rezultatet më të mira.
Me respekt,
Arif Kadriu










