Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova bëri hapa për shtensionim në Veri, çka ndodhi me sanksionet e BE-së?

18/07/2023 - 15:09
në Kryesore, Lajme
A A
Kosova bëri hapa për shtensionim në Veri, çka ndodhi me sanksionet e BE-së?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova ka pranuar pjesërisht propozimin e BE-së për shtensionimin e situatës në veri, pas më shumë se një muaj refuzimi. Për shkak të këmbënguljes Kryeministrit Kurti, Kosova ishte sanksionuar. Tani që Kosova dhe BE kanë arritur një marrëveshje, zyrtarët e BE’së kërkojnë edhe më shumë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Emisari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajcak kanë bërë një marrëveshje për ta shtensionuar situatën në veri, dhjetë ditë pasi u bë publike se Bashkimi Evropian ka nisur sanksionet ndaj Kosovës.

Por, edhe më tutje nuk ka pasur një deklaratë nga zyrtarët evropianë dhe kosovarë mbi sanksionet, që veçse kanë nisur të zbatohen.

Pasi Kosova bëri hapat e parë për deeskalimin në bazë të marrëveshjes që u arrit nga Lajcak dhe Bislimi në kryeqytetin sllovak, zyrtarë të BE-së përfshirë kryediplomatin e BE-së Josep Borell kërkuan më shumë.

“Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim” tha Borell.

Kryeministri Kurti në ditën kur raportoi për marrëveshjen Bislimi -Lajcak në qeveri kërkoi heqjen e sanksioneve në mënyrë “që të dyja palët duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të BE-së.

E pyetur nëse do të hiqen sanksionet, tani që Kosova pranoi propozimet, një zëdhënëse e BE-së i ka thënë Gazetës Express se nuk kanë asgjë për të shtuar rreth kësaj çështje, në këtë fazë. Sipas saj, procesi vazhdon me takimin e kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

“Procesi vazhdon: Emisari Special i BE-së ka ftuar kryenegociatorët në Bruksel, për të vazhduar diskutimet e zbatimit të Marrëveshjes së re, në rrugë të Normalizimit dhe zbatimit të Aneksit të tij, me pritjet që palët pajtohen në hapat e mëtutjeshëm për të mundësuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes, pa vonesa” , është thënë në përgjigjen e BE-së për Gazetën Express.

Me 1 korrik, nga Zyra e Mediave të BE-së i kanë thënë Expressit se masat e vendosura ndaj Kosovës ishin të përkohshme dhe të kthyeshme, në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimet për de-eskalim, që priteshin të merreshin nga Qeveria e Kosovës.

“Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për deeskalim të marra nga kryeministri Kurti”, kishin thënë nga Brukseli.

Nga masat, të cilat një zëdhënës i BE-së i ka ndarë me Expressin, ishte pezullimi i përshkohshëm i punës në organet punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Gjithashtu Kosova nuk do të ftohej në takimet të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezulloheshin.

Takimet që s’do të pezulloheshin, ishin vetëm ato që fokusohen në adresimin e Kosovës në veri të Kosovës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu ishte konfirmuar se program i fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 janë suspenduar. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF), siç ka konfirmuar ky zëdhënës i BE-së, s’janë dorëzuar fare për shqyrtim në Bordin e WBIF në takimin e mbajtur më 29 dhe 30 qershor.

Sipas atij zëdhënësi të BE, institucionet e Kosovës ishin njoftuar për masat e marra ndaj tyre, më 28 qershor.

Hyrjen në fuqi të këtyre masave e kishte konfirmuar edhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhiley, kur ka treguar se Kosova s’është përfshirë në ndarjen e një fondi 2.1 miliardë euro që është mirtaur dje nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF).

Situata nisi të tensionohet në veri, më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë hynë nën përcjelljen e policisë në objektet komunale, përkundër refuzimit të serbëve lokalë, që po protestonin para komunave. Situata eskaloi më 29 maj, ku mbetën të lënduar dhjetëra ushtarë të KFOR-it, ndërsa u sulmuan edhe shumë ekipe mediale.

Më 3 qershor, BE-ja publikoi disa propozime, të cilat duhej t’i zbatonte Kosova, për ta shtensionuar situatën në veri. Ato propozime nuk u pranuan nga Kryeministri Kurti, deri më 1 korrik, kur zëvendësi i tij arriti marrëveshjen me Lajcakun.

Me këtë marrëveshje, Kosova pranoi që menjëherë të ulë prezencën e policëve rreth objekteve komunale në katër komunat veriore, të mos marrë asnjë hap që konsiderohet që çon drejt deeskalimit dhe të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetarë komunash në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë