Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, derisa pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për medie.
Me këtë rast Varhleyi ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë obligimet e tyre pa kushte.
“Është bërë një progres, tani është esenciale që të dyja palët t’i zbatojnë të gjitha obligimet pa kushte”, ka thënë Varhleyi.
“Përfshirë edhe marrëveshjet e 2015-ës duke përfshirë këtu të drejtat e të gjithëve. Qëllimi im nuk është vetëm të përkujtoj, por t’i shtojmë edhe një element shtesë që do të përshpejtojë edhe në rekomandime. Jemi këtu për të shpjeguar se një dialog i suksesshëm do të sjellë rezultat dhe zhvillim për njerëzit”, ka shtuar ai.












