Kosova është ngritur për tri vende në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore dhe është e para në rajon, sipas Institutit V-dem.
Për këtë ka shkruar kryeministri Albin Kurti, i cili tha se për këtë rezultat është bërë shumë punë, derisa shprehi optimizmin se do të vijnë ditë edhe më të mirë, raporton Gazeta Express.
“Edhe më shumë vlerësim për progresin tonë demokratik. Kosova është përmirësuar për tri vende dhe renditet e para në Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore të Institutit V-dem për vitin 2023. Shumë punë është bërë për të arritur këtë rezultat dhe ka shumë për t’u bërë. Ditë edhe më të mira – më demokratike – do të vijnë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Në kërë raport po ashtu lexuesit mund të shohin disa nga sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen demokracitë, por gjithashtu janë edhe rastet kur vendet kanë rikuperuar demokracinë dhe ndaluan tendencat negative.













