Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova është më sovrane kur përkrahet nga Amerika

07/06/2023 - 14:53
në Lajme, Opinione
A A
Kosova është më sovrane kur përkrahet nga Amerika
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Pëllumb Kelmendi

Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, dhe reagimet e zemëruara të Uashingtonit zyrtar, duket se kanë ngritur dilema tek disa njerëz se ndoshta Kosovës i duhet të zgjedh në mes të forcimit të sovranitetit të saj dhe mirëmbajtjes së partneritetit me SHBA-të. Kjo dilemë është sa e rrejshme aq edhe e rrezikshme. Sovraniteti i Kosovës vetëm forcohet duke e përforcuar aleancën me SHBA-të.

Kosovës i nevojitet jo vetëm ushtrim më i gjërë i kontrollit të territorit të saj, por edhe njohje nga shtete të tjera. Kosova ka nevojë jo vetëm t’i ndalojë ndërhyrjet e Serbisë në punët e brendshme të saj, por edhe t’i përshpejtojë anëtarësimet në organizata ndërkombëtare. Kosova ka nevojë jo vetëm për pavarësi në vendimmarrje, por edhe për rritje të ndikimit të saj ndërkombëtar në mënyrë që t’i avancojë interesat shtetërore.

Sovraniteti është koncept që shkakton polemika edhe mes studiuesish të politikës, por shumica pajtohen se sovraniteti ndërthurr në vetvete disa kuptime dhe disa dimenzione. Megjithatë, në të gjitha kuptimet e sovranitetit – të atij legal ndërkombëtar, uestfalian, të ndërvarësisë, apo të sovranitetit të brendshëm – Kosova ka qenë dhe do të jetë më sovrane për shkak të partneritetit të fortë me SHBA-të. Të gjitha dimenzionet e sovranitetit të Kosovës – si autoriteti, si pavarësia, si ndikimi i saj – janë forcuar dhe do të mund të përforcohen përmes një aleance të fortë me SHBA-të.

Aleanca e Kosovës me SHBA-të është asimetrike, dhe si e tillë karakterizohet natyrshëm me ndikim më të madh të aleatit më të fuqishëm. Por ditëve të fundit, disa në Kosovë kanë filluar ta kritikojnë ashpër ndikimin dhe ndërhyrjen këmbëngulëse të SHBA-ve në punët e Kosovës. Mirëpo ia vlen të rikujtohet se ndikimi dhe ndërhyrja këmbëngulëse amerikane kanë luajtur rol vendimtar në çlirimin e Kosovës në 1999, në deklarimin e pavarësisë me 17 Shkurt 2008, në njohjen e saj nga Kosta Rika po atë ditë, në njohjen nga Mali i Zi e Maqedonia fqinje disa muaj më vonë, në anëtarësimin e saj në Fondin Monetar Ndërkombëtar e Bankën Botërore në 2009, në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Kosovës më 2010, në shndërrimin e FSK-së në ushtri në 2018 si dhe në pjesëmarrjen e saj të parë në një mision paqeruajtës në 2021. Pa ndikimin, ndërhyrjen dhe këmbënguljen amerikane nuk do ta kishim as njohjen e parë nga Kosta Rika, as njohjen e fundit nga Izraeli, as shumicën dërmuese të njohjeve tjera në mes. Dhe nëse shpresojmë të anëtarësohemi një ditë në BE dhe NATO, do të nevojitet sërish ndikimi, ndërhyrja dhe këmbëngulja amerikane për të na njohur Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia, e Qipro, dhe për të na e aprovuar anëtarësinë shumë nga të tjerët.

Fatkeqësisht, këto ditë diplomatët e SHBA-ve nuk po flasin më për anëtarësim të Kosovës në BE, por për mosangazhim për njohje të reja. Anëtarësimi në NATO ndërkaq duket edhe më i largët për shkak të vendimit që të përjashtohet FSK-ja nga stërvitjet ushtarake “Defender Europe 23”. Sot Kosova po qortohet me gjuhën më të vrazhdë diplomatike nga SHBA, dhe po izolohet nga miqtë e saj më besnik. Këto ditë Kosova ka më pak autoritet, më pak autonomi, dhe më pak ndikim. Kosova këto ditë rrjedhimisht është më pak sovrane.

Pse po ndodh kjo? Ka shumë arsye, por kryesorja është paaftësia për t’i mirëmenaxhuar raportet me SHBA-të në kontekstin e ri gjeopolitik të krijuar nga lufta në Ukrainë. Një prej qëllimeve parësore të SHBA-ve në rajonin tonë për momentin është evitimi i një krize në Ballkan përderisa vazhdon lufta në Ukrainë. Mungesa e stabilitetit në Ballkan do t’i shpërqëndronte vëmendjen dhe burimet e SHBA nga Ukraina, gjë që do t’i shkonte për shtati Rusisë. Ky insistim për stabilitet në rajon e ngushton hapësirën e manovrimit, si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë, dhe paraqet si mundësi të reja ashtu edhe rreziqe të reja.

Në këtë kontekst, Kosova duhet të veprojë me zgjuarsi dhe gjakftohtësi, dhe duhet t’i bashkërendojë politikat e saj të jashtme dhe të sigurisë me ato të SHBA-ve edhe më shumë se zakonisht. Kjo nuk është duke ndodhur sa e si duhet. Përkundrazi. Në tentim për ta forcuar autoritetin e brendshëm, qeveria e Kosovës ka krijuar bindjen e shumë njerëzve në Uashington se është e gatshme të rrezikojë edhe stabilitetin e rajonit. Kjo është qartazi e papranueshme për SHBA-të në këtë moment dhe rrjedhimisht e dëmshme për raportet tona. Këto veprime, fatkeqësisht, e kanë zvogëluar peshën e kontributit që ka dhënë Kosova për siguri ndërkombëtare, përfshi në luftën kundër ekstremizmit dhe në strehimin e refugjatëve afganë.

Për më tepër, angazhimi diplomatik i Kosovës në SHBA ka qenë i pamjaftueshëm. Madje për një kohë të gjatë ambasada e Kosovës në Uashington ka qenë me ushtrues detyre. Serbia në anën tjetër ka investuar jashtëzakonisht shumë në promovimin e axhendës së saj. Fatkeqësisht, në vend se Uashingtoni të brengosej për vazhdimësinë e politikave destabilizuese të Beogradit, SHBA po alarmohet nga vendimet e papeshuara e të pabashkërenduara të Kosovës. Në anën tjetër, disa në Uashington kanë filluar të besojnë që mund ta zhvendosin gradualisht Beogradin në shtyllen perëndimore, përkundër marrëdhënieve me Rusinë e Kinën si dhe rolin e tij destruktiv në rajon. Kjo mund të duket ambicioze ose jorealiste, por politikat e Uashingtonit nuk sfidohen me veprime të pamatura. Ato zhvillohen e marrin nuanca kur e kemi një politikë të jashtme dinamike e të fortë.

Qeveria e Kosovës duhet të investojë në një diplomaci më të zgjuar e më proaktive, në mënyrë që t’i përafrojë synimet e SHBA për rajonin me interesat dhe synimet e Kosovës. Dhe, mbi të gjitha, qeveria e Kosovës duhet ta rikthejë besimin e SHBA sa më shpejt. Kjo fillon me evitimin e politikave të pakoordinuara që kanë implikime për sigurinë, si në rastin me targat dhe tash me kryetarët e komunave. Veprimet e tilla të pabashkërenduara mund të duken sikur e forcojnë sovranitetin e vendit, por duke i zbehur marrëdhëniet me aleatin kryesor, ato vetëm e dobësojnë atë. Kosova është më shumë sovrane me FSK-në në Defender 23 se me kryetarin e posazgjedhur të Leposaviqit të ngujuar në ndërtesën e komunës. Aleanca me SHBA është pjesë e qenësishme e interesit kombëtar, është shtyllë e sigurisë kombëtare, dhe është domosdoshmëri për shtrirjen e brendshme dhe forcimin e jashtëm të sovranitetit. Prandaj Kosova është më shumë sovrane kur aleanca e saj me Amerikën është e fortë.

Autori i këtij shkrimi është profesor i Shkencës Politike në Universitetin Auburn, në SHBA.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë