Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova fle mbi thëngjill, por importon nga jashtë

31/03/2023 - 09:15
në Kryesore, Lajme
A A
Kosova fle mbi thëngjill, por importon nga jashtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Kosova fle mbi thëngjill”, kjo është fjalia që ka qarkulluar ndër breza.Në realitet kjo qëndron, pasi që vendi renditet i pesti në botë për rezerva të thëngjillit.

Thëngjill me bollëk kemi, por kjo nuk po e ndalon shtrenjtimin e rrymës. Madje përpos shtrenjtimit, bizneset në Kosovë po detyrohen që edhe të blejnë thëngjill të përpunuar nga shtete tjera, përfshirë edhe Serbinë.

Rreth 6 milionë euro ishte vlera e thëngjillit të përpunuar që bizneset në Kosovë kanë importuar në vitet 2020-2021, sipas të dhënave të Doganave të Kosovës.

E vetmja kompani e licencuar për shitjen e thëngjillit të përpunuar e ka ndaluar punën që nga 1 korriku i vitit të kaluar.Kompanisë “Kosova Thëngjilli” e regjistruar si shoqëri aksionare, KEK-u pjesë e së cilës kjo ndërmarrje ishte deri në vitin 2003, nuk ia ka vazhduar kontratën.

Arsyet për të cilat Korporata Energjetike nuk e ka ripërtërirë kontratën tri-vjeçare, i tregon anëtarit i bordit të “Kosova Thëngjill-it”.

“Janë aplikimi, duhet me qenë objekti në funksion për me mund me i marrë mostrat e gjitha këto sene bëhen, por pa filluar puna nuk është e mundshme… Tani kanë qenë disa pika që me i kshyr, ne e kemi një pëlqim të ambientit me të cilin kemi punuar. Kanë qenë plani i biznesit, kanë qenë mundësia se qysh mundet me u bo zgjidhja ne e kemi bo një propozim që me bo një muaj punë, dhe me bo një provë test me e pa sa ka rritje ajo formë i trajtimit të ujërave që e bëjmë ne”, ka thënë Kushtrim Leci, Anëtar i Bordit.

Leci thotë se zvarritja e punës qe 9 muaj në kompaninë që e bënë tharjen e qymyrit të gatshëm për djegie, i ka lënë pa bukën e gojës mbi 100 familje.
“Janë 160 punëtorë të hyrat bukur të mira, si për shtetin si për kompaninë, që mbahen 160 punëtorë ruhet ambienti në thonjëza, sepse kursehet energjia, 2 MË (mega-vat) i kursen për një ton qymyr”, ka vijuar ai.

Ndërkaq sipas Lecit ishte vendosur që prapë t’i bashkohet KEK-ut, por kurrë nuk është realizuar.Drejtori Menaxhues i kësaj ndërmarrja, thotë se KEK-u po e konsideron biznes privat, kompaninë të cilën e kishte themeluar vet në vitin 1964.

“KEK-u neve na llogarit si kompani private, mirëpo ne vazhdimisht kemi kërkuar ndihmë edhe prej ministrisë edhe Qeverisë, e vetmja ministria, Qeveria edhe SBASH-ku mundem me tejkalu këtë gjendje sepse kompania jonë është kompani fitimrpurëse”, ka thënë Imri Restelica, drejtor Menaxhues.Nga Korporata Energjetike e Kosovës, RTV Dukagjini ka kërkuar të dijë se pse nuk po i vazhdohet kontrata “Kosova Thëngjill-it”.

Që nga data 26, pra para katër ditëve, nga kjo ndërmarrje nuk kanë kthyer përgjigje.Përgjigje po për pyetjet e njëjta, gjatë ditës nuk ka dhënë as Ministria e Ekonomisë.

Punëtorët e kompanisë “Kosova Thëngjill” kanë protestuar disa herë, por nuk kanë pasur sukses në kërkesat e tyre, kthimin në punë të 160 punonjësve, dhe ndalimin e importit të qymyrit të përpunuar në një vend që ka miliarda ton rezerva.Në një vendim të vitit 2018, ishte ndaluar shitja e thëngjillit nga KEK-u, por që vitin e kaluar ky vendim ishte shfuqizuar.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë