Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, situata e sigurisë në Kosovë po cilësohet e brishtë.Gjendja në terren ka bërë që NATO ta përforëcon praninë e saj në veri të vendit, duke dërguar trupa shtesë.E pikërisht në këtë kohë, tre liderët shtetëror, presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari gjenden jashtë vendit. Një gjë e tillë ndalohet me Ligjin për Proktokollin e Shtetit.Kjo nuk i ka ndaluar liderët shtetëror që t’i vazhdojnë vizitat e tyre të planifikuara në vend të ndryshme të botës, raporton gazeta10.Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Doha të Katarit.Bëhet e ditur se Osmani të dielën (sot) do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, që do të mbahet më 10 dhe 11 dhjetor.Jashtë vendit po qëndron edhe kryeministri Albin Kurti. Ai po qëndron në Berlin të Gjermanisë ku po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD). Gjatë kësaj vizite, Kurti ka takuar edhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.‘Pa Zot shtëpie’ vendin e ka lënë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai që disa ditë po zhvillon vizita të ndryshme në Amerikë.Kjo nuk është hera e parë që Osmani, Kurti dhe Konjufca udhëtojnë jashtë vendit në të njejtën kohë. Pak muaj me parë tre liderët ndodhëshin jashtë vendit në të njejtën kohë, duke e lënë Kosovën ‘pa Zot shtëpie.Një gjë e tillë ndalohet me Ligjin për Proktokollin e Shtetit, por kjo nuk po respektohet nga liderët shteteror.
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....
Më shumëDetails











