Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova më 2023 importoi rrymë rreth 116 milionë euro, bleu nga Maqedonia, Sllovenia e Serbia

09/02/2024 - 08:25
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Kosova më 2023 importoi rrymë rreth 116 milionë euro, bleu nga Maqedonia, Sllovenia e Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vetëm gjatë vitit 2023 Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 116 milionë euro, raporton Front Online.

Importi është bërë nga gjashtë shtete të ndryshme në botë.

Madje edhe nga disa shtete, që nuk e njohin fare Kosovën si shtet.

Agjencia e Statistikave të Kosovës kanë treguar se Kosova ka blerë energji edhe nga Spanja e Serbia, në vlerën 89 mijë e 223 euro.

Përndryshe, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka qenë në shënjestër të raportimeve mediale në Kosovë dhe Slloveni si përfaqësues i kompanisë sllovene GEN, dega në Beograd, nga e cila Kosova kishte importuar energji elektrike. Madje për këtë çështje është themeluar edhe një Komision Hetimor Parlamentar, ku opozita e ka fajësuar Qeverinë “Kurti” në lidhje me importin e energjisë elektrike nëpërmjet ambasadorit Berishaj.

Sipas statistikave, Kosova më 2023 më së shumti ka importuar nga Maqedonia e Veriut, e që kap vlerën mbi 49 milionë e 200 mijë euro.

Kosova ka blerë energji mbi 35 milionë e 900 mijë euro edhe në Shqipëri.

Mbi 17 milionë kemi importuar energji elektrike nga Sllovenia, e po ashtu nga Danimarka rreth 7.5 milionë Euro.

Në lidhje me importet e energjisë elektrike, Front Online i ka dërguar pyetje edhe KEDS-it dhe KOSTT-it, por këta të fundit nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërguara.

Për importin e energjisë elektrike, ekonomisti, njëkohësisht deputeti, Ferat Shala fajëson Qeverinë që sipas tij, nuk ka bërë asnjë strategji.

Ai për Front Online ka thënë se Qeveria e ka prioritet importin, për shkak siç thotë ai të përfitimeve nga grupe të caktuara.

“Defekti zyrtar është që ka dështuar në rritjen e kapaciteteve prodhuese energjetike dhe domosdoshmërish kjo ka favorizuar linjën e importit, linjë e cila për ne ka qenë e dyshuar dhe ne i kemi ngritur dyshimet tona edhe deri tek Komisionet Hetimore Parlamentare. Në parim Qeveria përveç hapjeve të disa ofertave që tashmë janë të dështuara nuk kemi parë ndonjë lëvizje të madhe dhe në esencë çështja e energjisë prioritet është importi sepse iu ka sjell të mira materiale grupeve të interesit të energjetikës që janë shumë të afërta apo në pjesën piramidale të pushtetit”, u shpreh ai për Front Online.

Madje ai thotë që nëse vazhdohet me strategjitë e tanishme, importi në vitet e ardhshme do të rritet.

“Me këtë planifikim, dhe me këtë strategji se si qeveria i ka hartuar dhe po i ndjek definitivisht po”, u shpreh ai.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Strategjinë për Energji 2022-2031 në mars të 2023.

Sipas kësaj, Kosova synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji, t’i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme.

JU REKOMANDOJMË

Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Lajme

Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë

30/06/2025 - 23:13
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Kryesore

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

30/06/2025 - 22:38
Analisti Vehbi Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë
Kryesore

Analisti Vehbi Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë

30/06/2025 - 22:16
Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur
Kryesore

Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur

30/06/2025 - 21:54
“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”
Kryesore

“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”

30/06/2025 - 21:39
Valon Syla, me ironi: Po i thonë opozitës çohu se Albini s’po mundet me rrejtë vetë më
Kryesore

Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

30/06/2025 - 20:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë