Një lajm i mirë dhe historik për triathlonin dhe sportin e Kosovës në përgjithësi.
Sportisti ynë, Albion Ymeri, është kualifikuar për në Lojërat Botërore (World Games), të cilat mbahen në Chengu të Kinës, prej 7-17 gusht 2025.
Është kjo hera e parë që një sportist përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje.
Ymeri është kualifikuar falë renditjes që ka në disiplinën e duathlonit, i cili u ngjit në pozitën e 39-të.
“World Games” janë Lojëra që mbahen çdo katër vjet dhe organizohen nga Asociacioni Ndërkombëtar i Lojërave Botërore (IËGA). Lojërat zhvillohen në disiplinat joolimpike.