Para dy ditësh, deputeti i Vetëvendosjes (VV), Armend Muja, para dy ditësh ka hedhur akuza në drejtim të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke thënë se kjo parti ka kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës, në të kaluarën, duke harruar që vet shefi i tij, Albin Kurti kishte thënë se Kosova nuk do të ketë Ushtri.
Me anë të një postimi në Facebook, Muja ka deklaruar se ishte PDK’ja ajo e cila kishte mbajtur FSK’në pa financim.
“Në fillim çarmatosën UÇK-në, pastaj kufizuan lëvizjen e FSK-së në veri, pastaj kundërshtuan formimin e Ushtrisë së Kosovës, pastaj e mbajtën pa financim. Së fundmi po e kundërshtojnë edhe Fondin e Sigurisë. Ky është rekordi i tmerrshëm i PDK-së në politikën e mbrojtjes”, ka thënë ndër të tjerash Muja në postimin i cili nxiti mjaft reagime në opinionin publik.
Por, deputeti Muja duket se ka harruar se vetë kreu i partisë në të cilën ai bën pjesë, njëherësh edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vite më parë kishte deklaruar se Kosova nuk do të ketë ushtri.
“Do ta kemi KFOR-in këtu, EULEX-in këtu, UNMIK-un këtu, mbi bazën e njëjtë që e kishin edhe më herët. Kosova nuk do të ketë ushtri. Nuk jemi shtet normal me sovranitet e me pavarësi të plotë nëse nuk kemi ushtri dhe kufij të mbrojtur. Këto nuk do të ndodhin”, kishte deklaruar Kurti në një intervistë të realizuar në vitin 2012 në Radiotelevizionin e Kosovës pas përmbylljes së mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës.
Më poshtë keni deklarimin e tij. /gazetametro.net













