Që nga 6 tetori, Ministria e Shëndetësisë nuk e ka askënd në krye. Po atë ditë, dha dorëheqje tashmë ish-ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi.
E për më shumë se një muaj, qeveria nuk ka emër të atij që do ta udhëheq këtë dikaster të ekzekutivit.
Nga opozita, mos emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë, po e ndërlidhin me situatën aktuale politike.
Ndërkaq, gazetari i shëndetësisë Bujar Vitija, po vlerëson se nje institucion i tillë s’mund të udhëhiqet gjatë nga ushtruesja e detyrës.
Lidhur me atë se kur pritet emërimi i ministrit të ri të Shëndetësisë, nga Qeveria nuk kanë kthyer përgjigjje.
Rifat Latifi qe nga emërimi si ministër i Shëndetësisë ne nëntor te vit 2021, vazhdimisht ishte kritikuar për vizita të shumta jashtë vendit. Aktualisht këtë sektor po e udhëheq ushtruesja e detyrës së ministrit, Dafina Gexha-Bunjaku.











