Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova pranë kolapsit energjetik, këto janë çmimet në bursën ndërkombëtare

09/04/2025 - 17:23
në Kryesore, Lajme
A A
Kosova pranë kolapsit energjetik, këto janë çmimet në bursën ndërkombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Evropë, prej nga Kosova do të obligohet të importojë energji elektrike nëse riparimi i kapaciteteve të prodhimit në KEK do të marrë kohë, çmimi i energjisë elektrike aktualisht janë të larta.

Një megavat-orë në tregun global kushton mbi 115 euro për megavat-orë të mërkurën, tregojnë çmimet në bursën ndërkombëtare.

Në bursën hungareze, prej nga rëndom Kosova importon energji elektrike, sipas çmimeve të prezantuara të mërkurën, një megavat-orë i energjisë elektrike kushton 117,93 euro.

Çmimi në bursat ndërkombëtare i një megavat-orë të energjisë elektrike vazhdon të jetë i lartë krahasuar me çmimet para krizës energjetike, e cila goditi Evropën në vitin 2020. Kriza në tregun global asokohe ishte shkaktuar kryesisht si pasojë e pandemisë.

Ndërkaq, në Kroaci çmimi i një megavat-orë energji elektrike të mërkurën peshon 113 euro, bazuar në të dhënat e uebfaqes së specializuar të çmimeve në tregun global të energjisë euenergy.live.

Këto çmime, për Kosovën do të kenë kosto edhe më të lartë kur i shtohet edhe kostoja e bartjes së energjisë elektrike.

Rëndimi i situatës elektroenergjetike në Kosovë arriti kulmin të mërkurën në mbrëmje me rënien nga funksioni të Njësisë B1 të termocentralit Kosova B.

Burime të Paparacit afër Korporatës Energjetike të Kosovës kanë thënë se vetëm Njësia A4 është në punë aktualisht.

KEK është duke prodhuar 114 megavat në orë, ndërsa kërkesa në tregun e brendshëm ka arritur në mbi 1000 megavat në orë.

Nga pesë njësi gjeneruese të energjisë elektrike të KEK-ut, aktualisht vetëm një prej tyre është ne funksion, kanë thënë burimet.

Njësia A3 e ka ndalur punën të martën në mbrëmje, kanë thënë burimet. Ndërkaq, Njësia B2 ndodhet në remont.

Anash 114 megavatëve në orë nga KEK, Kosova është duke prodhuar edhe 68 megavat të tjera në orë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, ka mësuar Paparaci.

Por, gjendja mbetet e rënduar.

Këtë e ka konfirmuar edhe KEK, në një njoftim për media të enjten.

Korporata tha se Njësia B2 e Termocentralit Kosova B ka rënë të mërkurën në mëngjes.

Sipas njoftimit të tyre, puna atje është ndaluar për shkak të rrjedhjeve të konsiderueshme të ujit.

KEK-u ka njoftuar të mërkurën se procesi i sanimit të gypave të dëmtuar do të zgjasë deri në 48 orë, derisa tha se ka arritur të sigurojë rreth 5000 megavat energji elektrike nga burime të jashtme “që përfaqëson 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të njësisë B2”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë