Futbollistët e Përfaqësueses U19 të Kosovës, e kanë humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Euro 2027.
Kosova u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0 të mërkurën.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, belgët i shënuan dy gola të shpejtë.
Në minutën e 47 për 1:0 realizoi gola Naim Amengai, ndërsa dy minuta më vonë belgët nëpërmjet Jessie Da Silvas e realizuan golin për 2:0.
Turneu i raundit të dytë kualifikues për Grupin A2 luhet në Skoci.
Ndeshjen e dytë, Kosova e luan kundër nikoqires së turneut, Skocisë, të shtunën.















