Lamine Yamal konsiderohet favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë në vitin 2027.
Sipas kuotave të basteve të publikuara nga Tuttomercatoweb, ylli i Barcelonës prin listën, duke lënë pas disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.
Yamal ka kuotën 4.00, ndërsa pas tij vjen Kylian Mbappe me 6.00.
Në vendin e tretë renditet Raphinha me kuotën 9.00, kurse Harry Kane, Erling Haaland dhe Michael Olise vlerësohen me nga 12.00.
Në listë janë edhe Jude Bellingham me kuotën 16.00 dhe Rodri me 20.00.
Ndërkaq, portieri italian Gianluigi Donnarumma ka kuotën 66.00 për triumfin në garën e vitit të ardhshëm.
Yamal vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të vlerësuar të gjeneratës së re dhe tashmë shihet si kandidati kryesor për çmimin individual më prestigjioz në futboll.
Megjithatë, rruga drejt Topit të Artë 2027 mbetet e gjatë dhe shumëçka do të varet nga paraqitjet dhe trofetë gjatë sezonit. /Gazeta Express















