Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosovarët harxhuan më pak, rritet në 20% numri i familjeve që nuk festojnë për arsye ekonomike

02/01/2023 - 09:33
në Ekonomi, Lajme
A A
Kosovarët harxhuan më pak, rritet në 20% numri i familjeve që nuk festojnë për arsye ekonomike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rritja e vazhdueshme e çmimeve për produktet bazike ka bërë që qytetarët e Kosovës të harxhojnë më pak për festat e fundvitit.

Pavarësisht se 18 për qind e popullsisë është në varfëri të plotë dhe 5 për qind e tyre në atë ekstreme, megjithatë kosovarët dalin se janë mjaftë meraklinjtë në festa, sidomos për ato të fundvitit, duke harxhuar rreth 30 milionë euro.

Sipas raportit “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2022”, i realizuar nga UBO Consulting, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht rreth 150 euro për këto festa.

“Numri i familjeve kosovare që këto festa nuk i shënojnë për shkaqe ekonomike ka shënuar rritje nga 14 për qind në vitin 2021 në 20 për qind në 2022-në”, thekson raporti.

Aty theksohet se familjet kosovare po shpenzojnë mesatarisht 0.2 milionë euro më pak se në fundvitin e 2021-së dhe rreth 3.1 milionë euro më pak se sa në fundvitin e 2020-së.

“Mesatarisht, familjet kosovare kane deklaruar që po shpenzojnë 146 euro për festat e fundvitit 2022, krahasuar me 156 euro në vitin 2021 dhe 139 euro në vitin 2020”, vijon raporti.

Në pyetjen se pse nuk festohet kjo festë, 83 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk i përkojnë bindjeve të tyre.

“70 për qind – festat e fundvitit nuk përkojnë me bindjet e mia dhe 19 për qind – për shkaqe ekonomike”, thotë UBO Consulting.

Në pyetjen, a mendoni që vitin tjetër do të shpenzoni më shumë apo më pak, 60 për qind e qytetarëve janë shprehur se do harxhojnë njëjtë, 13 për qind më pak dhe 11 për qind më shumë.

Mbi gjysma e qytetarëve kanë thënë se kanë blerë produkte promocionale (nga zbritjet).

Rreth 80 për qind e tyre kanë thënë se burimin e informacionit për t’u informuar rreth këtyre produkteve e kanë pasur televizionin, pasuar nga rrjetet sociale me 62 për qind, 26 për qind nga portalet, 36 për qind nga familjaret dhe miqtë, 32 për qind nga dyqanet dhe 6 për qind nga radiot.

Në fund të raportit theksohet se 86 për qind e blerjeve bëhet nga periudha 25-31 dhjetor, ndërsa pjesa tjetër nga periudha 15-24 dhjetor./Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Supremja e shpall të paligjshëm kufizimin kohor për njohjen e kualifikimeve arsimore në pensionet kontribut-paguese

Supremja e shpall të paligjshëm kufizimin kohor për njohjen e kualifikimeve arsimore në pensionet kontribut-paguese
25/03/2026 - 15:03

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallë të paligjshëm dhe ka shfuqizuar paragrafin 5 të nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2015 (MPMS), i cili rregullon kategorizimin e...

Më shumëDetails

Osmani po pret Kushtetuesen për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, DnV: Është e përcaktuar qartë, po dëmtohet funksionaliteti i institucionit

Osmani po pret Kushtetuesen për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, DnV: Është e përcaktuar qartë, po dëmtohet funksionaliteti i institucionit
25/03/2026 - 14:44

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV) ka kundërshtuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për ta referuar çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit...

Më shumëDetails

“Për hair”, VV-ja ia jep një drejtori AAK-së në Fushë- Kosovë

“Për hair”, VV-ja ia jep një drejtori AAK-së në Fushë- Kosovë
25/03/2026 - 14:42

Vildane Latifi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Administrates në Fushë-Kosovë. Latifi nga AAK-ja e kishte përkrahur Prebrezën edhe në balotazh dhe duket se kjo tashmë i është...

Më shumëDetails

Tragjedi në Gjermani: Një 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj 3-vjeçar vdesin në një aksident

Tragjedi në Gjermani: Një 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj 3-vjeçar vdesin në një aksident
25/03/2026 - 14:37

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë një 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar kanë humbur jetën. Lidhur me vdekjen e tyre...

Më shumëDetails

Qytetarët e Mitrovicës po e mbrojnë posterin e Thaçit dhe Veselit nga rrënimi nga pushteti i Faton Pecit (VIDEO)

Qytetarët e Mitrovicës po e mbrojnë posterin e Thaçit dhe Veselit nga rrënimi nga pushteti i Faton Pecit (VIDEO)
25/03/2026 - 14:21

Disa qytetarë kanë dalë para posterit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Mitrovicë për ta mbrojtur atë pasi para pak kohe u tentua të largohej nga aty....

Më shumëDetails

Deputeti Arian Tahiri viziton qytetarët që po e mbrojnë billbordin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, pasi pushteti i Faton Pecit tentoi ta rrënojë me bager

Deputeti Arian Tahiri viziton qytetarët që po e mbrojnë billbordin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, pasi pushteti i Faton Pecit tentoi ta rrënojë me bager
25/03/2026 - 14:12

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka dalë menjëherë t’i vizitojë qytetarët që po e mbrojnë nga rrënimi billbordin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë