Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosovarja zgjidhet si kuadër drejtuese në Doganën e Zvicrës

23/07/2022 - 12:38
në Lajme
A A
Kosovarja zgjidhet si kuadër drejtuese në Doganën e Zvicrës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lirigzona Zeqiri-Rullani prej vitesh ushtron profesionin e doganierës në Zvicër dhe tani pa dyshim është një ndër emrat më të suksesshëm në Doganën e Zvicrës “EZV”.

Të punosh në doganë është përgjegjësi e lartë. Duhet etikë pune dhe angazhim individual për t’ia dalë mbanë. Këto janë disa nga cilësitë kryesore të Lirigzonës që i shërbyen për të qenë sot një doganiere e suksesshme në “EZV” të Zvicrës.

Ka plot 13 vjet që Lirigzona punon në këtë kompani, në Zonën Operative, sidomos në Kontrollet e Jashtme, për Shërbimet e Lëvizshmërisë Doganore.

Që kur ishte 3 vjeçe Lirigzona migroi së bashku me familje nga Gjilani në Zvicër, për një jetë më të mirë. Shkollimet i përfundoi në Zvicër. Ndërsa shkollën për doganë e kreu për tre vjet. Është mësuese “Shefe e shërbimit”, “Eksperte Doganiere e Diplomuar”, përfundoi shkollën e lartë të Doganës “HF” dhe njëkohësisht punon si “Zëvendësshefe në EZV”.

Albinfo.ch: Lirigzona, fillimisht na trego pak rreth vendlindjes tuaj, ku keni lindur, hapat e parë të shkollimit ku i keni marrë?

Lirigzona: Jam e lindur më 21.11.1988 në qytetin e Gjilanit, Kosovë. Në moshën trevjeçare kam ardhur në Zvicër me prindërit e mi. Shkollën obligative e kam kryer prej fillimit në shtetin e Zvicrës.

Na flisni pak për jetën në Zvicër, si ndodhi emigrimi në këtë shtet?

Normalisht për një jetë më të mirë. Unë me prindërit e mi dhe katër fëmijë të tjerë jemi rritur në një fshat (Sarmenstorf) në Kantonin Aargau. Aty kemi njohur të gjithë banorët, sepse ishte një fshat i vogël. Këtu kemi pasur mbështetje të fortë prej banorëve, sepse prindërit kishin barriera gjuhësore, p.sh. përkthime, sepse regullat dhe ligjet në shkollë e në komunë nuk ishin të njëjtat si në Kosovë. Kjo ishte për fillim një ngarkesë e madhe për prindërit. Por, edhe për ne fëmijët në përgjithësi. Ne dëshironim që sa më parë të integroheshim dhe të mos kemi gjëra negative. Ishte shumë e vështirë kur nuk i njeh rregullat dhe zakonet në një vend të panjohur. Ne kishim fat që kishim një familije zvicerane që na mbështeste për gjithçka. Pa mbështetjen e tyre, integrimi do ishte shumë më i vështirë. Prindërit e mi na mbështetën në çdo mënyrë, edhe kjo ishte shumë e rëndësishme për ne fëmijët, veçanërisht për karrierën tonë shkollore. Motrat dhe vëllezerit e mi, përfshirë edhe mua, ishim të gjithë në gjendje të përfundonim një arsimim të mirë, sepse e kemi pasur mbështetjen shumë të fortë nga prindërit dhe jemi edukuar në atë frymë që shkollimi është gjithçka. U jam shumë mirënjohëse dhe krenare që i kam prindërit e tillë.

Sa ishte e vështirë të ambientohesh në Zvicër me një shoqëri tjetër, kulturë tjetër?

Pasi erdha në moshën trevjeçare dhe këtu u rrita, nuk ishte shumë e vështirë në Zvicër të integroheshim. Si fëmijë gjuhën e mësuam shpejt, nga ana tjetër, fëmijët e tjerë shpejt të marrin në rrethin e tyre dhe kësisoj u ambientuam më lehtë edhe në shoqëri, edhe në kulturën zvicerane.

Na flisini për shkollimin tuaj, në pika të shkurtra në Zvicër?

Kam përfunduar shkolla obligative, “Kindergarten /Primarschule /Sekundarschule”

Po ashtu kam përfunduar edhe një praktikë të rëndësishme (Lehre) për 3 vjet, si komercialiste e diplomuar në Profil «E».

Shkollën e Doganës, 3 vjet shkollim për doganiere, /Mësuese Shefe e Shërbimit, / Eksperte Doganiere e Diplomuar – shkolla e lartë e Doganës (HF) dhe Zëvendësshefe.

Nga të lindi dëshira të bëheni doganiere?

Para përfundimit të shkollës komerciale në vitin 2009, babai im kishte parë në gazetën “20- Minute” vende të cilat kërkonin punëtorë në Doganë. Më lajmëroi menjëherë dhe unë konkurrova për të punuar në doganë.

Na flisini pak për specializimet për Doganë?

Unë jam gjithmonë shumë e interesuar për të mësuar diçka të re dhe dua të theksoj «Bundesamt für Zoll und Grenzsicherheit (BAZG)», ku ka mundësi të shumta për zhvillim në profesion, në drejtime të ndryshme dhe profesionale.

Qe sa vjet punoni në Doganën e Zvicrës EZV?

Prej 2009, d.m.th. qe 13 vjet.

Në cilin departament saktësisht punoni dhe për çfarë shërben kjo punë?

Unë punoj në Zonat Operative, sidomos në kontrolle të jashtme, p.sh. Shërbimi i Lëvizshmërisë Doganore.

Prej kur jeni emëruar të punoni në Doganë, cilat janë përparimet që keni shënuar në punë në krahasim me të kaluarën?

Ka përparime në drejtime të ndryshme. Për shkak të gjërave të reja që më sjell kjo punë, mbetet gjithmonë interesante.

Lirigzona, për fund të kthehemi te vendlindja juaj, sa ju merr malli për vendlindjen, sa herë në vit e vizitoni?

Duke qenë se pjesa më e madhe e familjes sonë jeton në Zvicër, vetëm gjyshërit, dy axhallarët dhe një teze jetojnë ende në Kosovë. Unë shkoj së paku 1 herë në vit në Kosovë, për shkaqe të ndryshme. Në njërën anë i vizitoj familijarët dhe, në anën tjetër, unë ndjej ende një lidhje të veçantë me vendlindjen. Kultura shqiptare, njerëzit para së gjithash, zemërgjerësia dhe shprehja e hapur e njerëzve për mua janë shumë të çmuara.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë