
Komisioni i Pavarur për Media ka marrë një vendim në lidhje me ankesat e qytetarëve rreth operatorëve kabllor. Më saktë, KPM ka gjobitur mijëra euro operatorët kabllorë.
64 mijë euro është dënuar Artmotion, 26 mijë euro Kujtesa, me 7 mijë euro Ipko dhe me 3 mijë euro Telkosi.
Krejt kjo erdhi si pasojë e ankesave të qytetarëve në lidhje me mostransmetimin e kanaleve të platformës “Digitalb” paparalajmërim, transmeton Kallxo.











