Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ-ja krijon komision për vlerësimin e fletëvotimeve në Mitrovicë dhe Gjakovë

12/11/2025 - 18:40
në Kryesore, Lajme
A A
Mbledhja e KQZ’së: VV thotë se fletëvotime me gabime ka pasur edhe në komuna tjera, PDK nuk pajtohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot rekomandimin për themelimin e një komisioni të posaçëm që do të vlerësojë fletëvotimet dhe përputhjen e numrit të tyre në vendvotime për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash për zgjedhjet e raundit të dytë për Kryetar të komunave Mitrovicë e Jugut dhe Gjakovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, Komisioni do të bëjë vlerësimin dhe verifikimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së tyre në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas pranimit nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.

Po ashtu, puna e këtij komisioni do të jetë në funksion të përgjigjes për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas ankesës së parashtruar në këtë institucion lidhur me zgjedhjet e raundit të dytë për Kryetar të Komunës në Mitrovicën e Jugut.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, tha se në raportet e pranuara nga komisionet komunale të zgjedhjeve në Mitrovicë dhe Gjakovë janë evidentuar gabime në kodet e vendvotimeve në fletëvotime – gabime që kanë ndodhur gjatë procesit të shtypjes.

“Në raportet e pranuara nga komisionet komunale të zgjedhjeve në Mitrovicë dhe Gjakovë janë evidentuar problematika në kodet e vendvotimeve në fletëvotime, të cilat kanë ndodhur gjatë shtypjes. Prandaj, rekomandohet formimi i një komisioni që do të bëjë vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të tyre në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, për të siguruar një verifikim të detajuar të fletëvotimeve të përdorura dhe atyre të përgjithshme”, ka deklaruar Buzhala.

Ndërkaq, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se është pranuar një raport nga kompania “Cetis”, e cila ka shtypur fletëvotimet, ku janë konstatuar disa raste të kodeve të gabuara. Sipas tij, ky raport do të shërbejë për hetimet e Prokurorisë dhe për përgjigjen që do t’i dërgohet PZAP-së.

“Para një ore kemi pranuar raportin nga kompania ‘Cetis’, ku saktësohen të gjitha dërgesat e fletëvotimeve të printuara. Në disa prej tyre, sidomos në dënget e fundit, janë vërejtur fletëvotime me kode të vendvotimeve të ndryshme. Raporti do të trajtohet në përputhje me kutitë e mbyllura të votimit për Mitrovicë dhe Gjakovë. Këto të dhëna do të jenë pjesë e raportit për Prokurorinë dhe PZAP-në”, ka thënë Radoniqi.

Ai shtoi se për komunat tjera do të merren mostra për të parë nëse bëhet fjalë për një problem të përsëritur, ndërsa theksoi se hetimet për këtë çështje tashmë janë hapur në Prokurori.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu pret në një takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Haxhiu pret në një takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete
28/05/2026 - 12:15

U.d. e presidentjes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në një takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete. Në takim u diskutua...

Më shumëDetails

“Bir k*rve, budall”- I famshmi i Telekomit e pranon se ndërmarrja ka nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë prej 40 milionë eurove

“Bir k*rve, budall”- I famshmi i Telekomit e pranon se ndërmarrja ka nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë prej 40 milionë eurove
28/05/2026 - 11:28

Telekomi i Kosovës e ka pranuar se ka nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë prej rreth 40 milionë eurove. Në një koment, ushtruesi i detyrës së zyrtarit kryesor...

Më shumëDetails

Totaj: 400 milionë euro pagesa sociale që nga 2022-a, s’luftohet varfëria me varësi të qytetarit nga qeveria

Totaj: 400 milionë euro pagesa sociale që nga 2022-a, s’luftohet varfëria me varësi të qytetarit nga qeveria
28/05/2026 - 11:11

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, kritikoi qeverinë për pagesat sociale, të cilat sipas një infografike të REL’it shkojnë deri më 400 milionë euro. Totaj me anë...

Më shumëDetails

Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ jep detaje për procesin

Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ jep detaje për procesin
28/05/2026 - 11:03

Sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, e cila do të zgjasë deri më 7 qershor në ora 07:00, kur hapen Qendrat...

Më shumëDetails

BDI në takim me kongresistin amerikan: Marrëveshja e Ohrit po rrezikohet

BDI në takim me kongresistin amerikan: Marrëveshja e Ohrit po rrezikohet
28/05/2026 - 10:58

Delegacioni i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i kryesuar nga Ali Ahmeti, ka zhvilluar takim me kongresistin amerikan Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Kongresin Amerikan,...

Më shumëDetails

Kritika të ashpra për pakon “Inflacioni 2.0”

Kritika të ashpra për pakon “Inflacioni 2.0”
28/05/2026 - 10:34

Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti ka nisur ekzekutimin e pagesave në kuadër të pakos mbështetëse “Inflacioni 2.0”, e cila synon të ndihmojë qytetarët përballë rritjes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    626 Shpërndaje
    Shpërndaje 250 Tweet 157
  • Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë (Emri)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Vrasje e rëndë në Mitrovicë, prehet me thikë në fyt një person, një tjetër plagoset

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Buzhala: Sonte ka vdekë ajo pak demokraci që e kemi pas, opozita nuk ka çka lyp në zgjedhje

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë