Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar kundër ndarjeve politike e shoqërore që lidhen me luftën dhe UÇK-në.
Kraki ka shkruar se Kosova nuk ka lluksin”që secila parti apo grup të ketë heronjtë, armiqtë dhe përkujtimet e veta.
Ai ka bërë thirrje për unitet dhe që, sipas tij, të mos lejohet që ndasitë politike të tejkalojnë historinë dhe interesat e përbashkëta.












