Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi e LDK-së, Kurti duhet të japë dorëheqje

17/06/2024 - 10:26
në Lajme
A A
Krasniqi e LDK-së, Kurti duhet të japë dorëheqje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se Kurti ka dështuar, prandaj ai duhet të dorëhiqet.Deputetja e kësaj partie Rrezarta Krasniqi ka theksuar për emisionin “Expose” se Kurti ka dështuar në gjithë planin e prezantuar.

Ajo ia ka përmendur edhe Asociacionin që Kurti sipas saj e kundërshtonte sa ishte në opozitë, por që tash shton ajo, e ka pranuar.“Ftesa e kryeministrit Kurti ka qenë pikërisht për zgjedhje mirëpo secila parti e ka shefin e Grupit dhe kur është puna për ligje, dakordohen në Kuvend e jo të shkohet nëpër skuta, nëpër kafe dhe të flitet për Kuvend, për tema të ndjeshme por kjo ka qenë krejtësisht për zgjedhje. Kurti ka dështuar dhe për mua edhe është dorëhequr sepse nuk ka bërë asgjë derisa është në vitin e katërt të qeverisjes, nuk mbahet mend për asgjë kjo qeveri. Edhe planin kur e kanë prezantuar e kanë bërë vonë dhe ka qenë një fontanë dëshirash. Deri tash s’e ka përmbushur asnjë pikë të këtij plani me të cilin i ka fituar zgjedhjet. Ka thënë se s’do të ketë Asociacion, e ka pranuar atë. Ka thënë se s’do të ulet të flasë me Vuçiqin dhe shumë shpejt e ka mbajtur takimin me të”, tha Krasniqi.

“Unë mendoj se ai i ka thirrur për zgjedhje, ku iu bashkua PDK. Ne ende mendojmë se Kurti duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje, sot apo nesër, LDK është e gatshme sepse është e para që ka bërë programin që një vit dhe jemi në terren çdo ditë dhe jemi duke i parë pakënaqësitë e popullit ndaj kësaj qeverisje dhe sa ma shpejt të shkojë vendi në zgjedhje, është aq më mirë për qytetarët e vendit”, shton Krasniqi.Krasniqi ka theksuar për emisionin “Expose” se LDK ka punuar shumë në teren, dhe presion të dalin të parët në zgjedhje.

“Ne njëherë e kemi provuar, kemi bërë mocion dhe kryeministri Kurti i ka marrë 51 për qind sepse ai këtu ka ardhur duke u viktimizuar, kur arrestohej në protesta, viktimizohej. Ai e ka gjuajtur Kuvendin me zollë, kolegët deputetë me gaz lotësjellës. Ka ardhur në pushtet për t’i bërë të gjitha ato për të cilat ka protestuar. Mendoj se qytetarët e Kosovës janë duke humbur shumë sepse janë duke vuajtur shumë. Kemi inflacion, ne si LDK kërkuar që të hiqet akciza e naftës, si është e mundur që të paguajë si unë që voziti veturë, si bujku që punon për kafshatë të gojës të paguajë çmimin e naftës njëjtë. S’kanë bërë asgjë as për bujq, as për pensionistë, as për asnjeri. Mos të flasim për krim dhe korrupsion, për nepotizëm, çdo ditë punësojnë të afërm”, tha Krasniqi.“Ne jemi duke punuar shumë në terren, presim që LDK të dalë e para sepse ka planprogramin më të mirë, ka njerëz të përgatitur, ka një kryetar i cili është më i ri dhe kryeministri në ardhje më i ri i partisë më të vjetër në pushtet, një njeri i pastër, një ekonomist i fortë që nuk krahasohet me figurat tjera politike, më të vjetra, duke u nisur nga partitë tjera që i kanë kandidatët”, shton Krasniqi për Expose.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë