Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas mesazhit skandaloz të deputetit të VV-së, Naim Bardiqi, i cili për votimin e presidentit ka shkruar sms me tekst “Po e zgjedhim “karate”, pastaj të shofim çfarë thotë Kushtetusja”.
Krasniqi thotë se Kurti duhet ta dijë se Republika nuk është arenë për luftë e as Kushtetuta nuk është thes boksi, raporton Veriu.info.
Postimi i Rrezarta Krasniqi:
Sot karate, pastaj në Kushtetuese… rendi juridik me rripa ngjyrash.🥋
Brezi i zi në ‘karate kushtetuese’ shkon edhe njëherë për Lëvizjen Vetëvendosje.
Z. Albin Kurti,
Republika nuk është arenë për luftë. Kushtetuta nuk është thes boksi.
Megjithatë, bravo karatista! 👏














