Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Ekziston rreziku që sanksionet e Be-Së jo vetëm që mund të mbesin, por edhe të shtohen

23/08/2024 - 10:01
në Lajme
A A
Krasniqi: Vonesat në dialog e kanë dobësuar Kosovën, e kanë forcuar Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se ekziston rreziku që sanksionet e Bashkimit Evropian jo vetëm që mund të mbesin por edhe të shtohen.
Ndonëse i sheh të padrejta këto masa, Krasniqi konsideron se shtetet e BE-së nuk janë unik, si shkak i disa prej tyre që nuk e njohin Kosovën.

Kritika ka edhe për mosvendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë, sidomos pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

“Siç dihet vendimmarrja në Bashkimin Evropian është shumë e komplikuar sepse të gjitha shtetet kanë pjesë në vendimin final dhe derisa ato qëndrime të harmonizohen merr shumë kohë. Në anën tjetër siç dihet kanë qëndrime jo plotësisht unike sepse ka disa shtete të cilët nuk e njohin Kosovën, ka disa që kanë preferenca ndaj Serbisë. Në krejt këtë konstilacion që ka nuk është reale të pritet që sanksionet të hiqen, aq më tepër që tashmë në këtë krizën rreth Urës së Ibrit, besoj që janë ngritur edhe më shumë shqetësimet dhe mos besimet në Bashkimin Evropian dhe në Perëndim përgjithësisht lidhur me qëllimet e Qeverisë Kurti ashtu që rreziku është që sanksionet jo vetëm që mund të mbesin por mund të shtohen, në këtë aspekt qytetarët duhet të dinë këtë gjë sepse propaganda qeveritare shumë herë në një lehtësi të pa durueshme ua bënë livadh sikur po hiqen sanksionet por e vërteta se rreziku është që sanksionet mund të shtohen e jo të hiqen”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, Krasniqi e sheh më të vështirën që prej Qeverisë Thaçi. Temën hapjes së urës në këtë mënyrë, Krasniqi e sheh të gabuar. Ai konsideron se hapja e saj mund të bëhet në marrëveshje me serbët lokal dhe në partneritet me KFOR-in.

“Pozita e Kosovës është e vështirë dhe ka qenë e vështirë në të gjithë qeveritë edhe Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj ka pasur probleme me perëndimin. Por problemi është se në rastin e Albin Kurtit ka një mungesë të moderacionit, të sensit ndoshta mungesa e përvojës e ka bërë të vetëm, plus edhe një qëndrim ideologjik pak më kokë fortë më majtistë. Por rezultati final është po vetë fakti që sanksionet janë vendosur është trajtuar që Qeveria Kurti ka faj, mund të hymë në analiza se a ka faj apo jo, por jam i bindur që faj ka gjithmonë Serbia sepse gjithmonë është provokatore dhe destabilizuese. Duke e ditur këtë Qeveria jonë duhet të jetë më e kujdesshme në veprimet që i merr dhe në raport me ndërkombëtarët. Rasti i tashëm i urës që 25 vite ajo ka qenë e mbyllur, shqiptarët nuk e kanë mbyll po të ishte në dëshirën tonë dhe të Qeverisë sonë ajo do të hapej menjëherë, por urën e kanë mbyllur serbët dhe urën e ruan KFOR-i. Prandaj kokëfortësia e Kurtit edhe në këtë rast tregon naivitet politik, sepse ura nuk mund të hapet se ka dëshirë ai por duhet të arrihet një marrëveshje në një lloj mirëbesimi me serbët lokal dhe në partneritet me KFOR-in”, u shpreh ai.
Profesori universitar ka kritika edhe për mënyrën sesi po dialogohet në Bruksel. Sipas tij, insistimi i palës kosovare do duhej të ishte në marrëveshje gjithëpërfshirëse. Sipas tij, mënyra si po vazhdon dialogu, i konvenon vetëm Serbisë.

“Ka politika që janë të tilla që thuhet në gjuhën popullore ‘nuk ia dinë hallin vetës’, pastaj hynë në konflikt, ndërsa ata që kanë fuqi t’i penalizojnë. Mendoj që vet procesi i negociatave është gabimisht i vendosur nga BE-ja, është dashur me insistuar me një marrëveshje gjithëpërfshirës përfundimtare, brenda kësaj të zgjidhen problemet konkrete duke përfshirë edhe urën dhe  të gjitha të tjera. BE-ja ka ndjekur një rrugë për zgjidhje parciale, ndërsa këto zgjidhje i konvenon vetëm Serbisë sepse nuk është nën presion nuk është nën izolim dhe sanksione.

Faji kryesor për këtë është i Bashkimit Evropian i cili në fakt ka një mandat prej asamblistëve të përgjithshme të OKB-së dhe nuk por e kryen si mandat si asamblistë por po e kryen si politikë të vetën. Atë e kanë futur kushtëzimin e Integrimit Evropian të Kosovës dhe Serbisë me marrëveshje, ky nuk është mandati i BE-së. Si thotë populli ‘i forti të rreh dhe nuk të len me qarë’ dhe ne duhet të jetojmë brenda këtij realiteti”, ka deklaruar Krasniqi. /EO

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë