Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: “Është hipokrizi të thuash se është meritë e kësaj qeverie vizat e njohja e pasaportave nga Spanja”

08/01/2024 - 15:51
në Lajme
A A
Krasniqi: “Është hipokrizi të thuash se është meritë e kësaj qeverie vizat e njohja e pasaportave nga Spanja”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Targat, vizat e njohja e pasaportave të Kosovës nga ana e Spanjës janë disa nga ngjarjet me të cilat Qeveria e Kosovës po mburret në fillimin e këtij viti.

Madje, për njohjen e pasaportave nga ana e Spanjës meritat iu atribuan Gani Jakupit.

Por, me këto nuk pajtohet opozita.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se më së paku merita për vizat ka Qeveria Kurti, derisa është rastësi që ka ndodhur në këtë qeveri, sikurse edhe vendimi i Spanjës për pasaportat kosovare.

“Sa i takon çështjes së liberalizimit të vizave, më së paku ka merita në këtë proces të stërzgjatur nga BE, Qeveria Kurti sepse kriteret e përcaktuara për lëvizje të lirë veç ishin arritur kohë me parë, ndërkaq është rastësi që ajo kanë ndodhur për gjatë kësaj periudhë kohore, njëjtë sikurse edhe vendimi i Spanjës për njohjen e pasaportës së Kosovës”, thotë ajo.

Krasniqi e quan hipokrizi që thonë se është meritë e kësaj qeverie, derisa VV është fajtore për vonimin e liberalizimit të vizave.

“Është hipokrizi të thuash se është meritë e kësaj qeverie një rezultat i tillë. Për të vetmin gjë që kanë meritë në këtë proces partia në pushtet me Kryeministrin Kurti, është vonesa e liberalizimit të vizave, përderisa ishte kundërshtar i marrëveshjeve që ishin kusht për lëvizje të lirë. Arritje dhe meritë e kësaj qeverie do të ishte sjellja e ndonjë njohje të re për pavarësinë e Kosovës apo anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por nuk ka ndodhur asnjëra e as tjetra, të cilat varen direkt nga puna e tyre”, vlerëson deputetja.

Krasniqi shton se Qeveria duke mos pasur rezultate, po tenton të manipulojnë qytetarët duke përvetësuar meritat që nuk i takojnë.

“Nuk e di sa mund të ketë qenë befasi kur vetë fakti se BE kishte vendosur për heqjen e liberalizimit të vizave për Kosovës është nënkuptuar se do të hapen dyert për qytetarët e vendit në të gjitha vendet e zonës shengen, pra që janë në kuadër të BE-së e pjesë e saj është edhe Spanja, pra është një proces zinxhiror i cili ka për motiv vendimin e BE-së dhe jo punën e kësaj qeverie, sepse e thash edhe më lart, puna e tyre do të shihej në rastin e njohjeve apo anëtarësimeve, por fatkeqësisht nuk ka ndodhur asnjëra e as tjetra, e në mungesë të rezultateve këta tentojnë që në çdo rast të manipulojnë qytetarët duke përvetësuar meritat edhe në raste kur nuk ju takojnë”, deklaron Rrezarta Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë