Të mërkurën u raportua se Alban Krasniqi, burri i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të zgjedhet anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga kjo parti.
Për këtë çështje, Paparaci kontaktoi me Krasniqin, i cili është edhe aktivist i LVV-së.
Megjithatë, porsa e kuptoi se po e thërrasim nga Paparaci, ai ndaloi telefonatën.
“Veç përshëndetje, kaloni mirë”, ishte përgjigja e shkurtër e tij, teksa nuk ka treguar nëse do të jetë ai anëtari më i ri i KQZ-së nga ana e LVV-së.
Kraniqi, kishte qenë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës prej Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e fundit lokale.
Por, i mori vetëm 15.70 për qind të votave dhe doli në pozitën e katërt, pas Nismës Socialdemokrate, PDK-së dhe LDK-së, raporton Paparaci.
Ndër të tjera, Krasniqi – cili njihet për gjuhën e ashpër ndaj mediave dhe ofendimet në rrjete sociale – është punësuar si këshilltar politik i Elbert Krasniqit, ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ministri Krasniqi kishte deklaruar gushtin e kaluar se punësimin e Albanit nuk e ndërlidhë me gruan e tij që është ministre, por me ekspertizën që sipas tij, tashmë e ka këshilltari i tij











