Alban Krasniqi, zyrtar i VV-së dhe njëherësh burri i U.D. presidentes, Albulena Haxhiu, ka shprehur pakënaqësin me partinë e tij që po pritet ta votoj projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se kjo disi po i bie se Vetëvendosje po e pranon Gjykatën Speciale.
Sipas tij, kjo është tejet e rëndë për secilin aktivist që ka kundërshtuar gjykatën speciale, transmeton Veriu.info.
Postimi i Alban Krasniqi:
Me faktin që LVV po e voton këtë ligj po i bie disi që e pranon këtë gjykatë dhe kjo është tejet e rëndë për secilin aktivist që ka kundërshtuar gjykatën speciale.
Sepse, vet ky far ligji i lodhët nuk e shfuqizon gjykatën speciale të PDKsë.
Dhe ky është çmimi që VV po e paguan sot për tradhëtite e PDK-së dje.
Dhe a po shihni reflektim të PDKsë?
Askund në horizont.
Përkundrazi qe 2 javë po luajnë një lojë tejet të rrezikshme sa me qytetarët dhe kategoritë e luftës aq edhe me faktorin ndërkombëtar.















