Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Jemi bërë vatër e rrezikshme e virusit Covid-19, sepse qeveria Kurti nuk e ka hallin tek qytetarët, por vetëm tek qëndrimi në pushtet!

27/01/2022 - 12:31
në Lajme
A A
Krasniqi: Jemi bërë vatër e rrezikshme e virusit Covid-19, sepse qeveria Kurti nuk e ka hallin tek qytetarët, por vetëm tek qëndrimi në pushtet!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Kuvendit të Repbulikës së Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniq, në seancën e jashtëzakonshme për gjendjen e pandemiës, ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të situatës nga Qeveria Kurti.

Sipas deputetës Krasniqi, Kosova është bërë vatër e rrezikshme e virusit pasi që siç tha ajo, qeveria Kurti nuk e ka hallin tek shëndeti i qytetarëve.

“Jemi bërë vatër e rrezikshme e këtij virusi, sepse qeveria Kurti nuk e ka hallin tek shëndeti i qytetarëve. Në të vërtetë, kjo qeveri hallin nuk e ka as tek mirëqenien e tyre sepse jemi dëshmitar të asaj çfarë ka ndodhur në javët e fundit me ngritjen e çmimeve të produkteve bazike për jetesë e tash, së voni edhe me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Halli i tyre duket se është vetëm qëndrimi në pushtet, sepse për asgjë tjetër nuk janë dëshmuar deri më tani.

Kësisoj, kjo qeveri e vetquajtur si “qeveri e shpresës” është bërë armiku më i madh i qytetarëve, sepse në vend se t’i mbrojë ata përmes veprimeve konkrete dhe një plani efikas të menaxhimit sot kemi ardhë në një pikë mjaftë të rënduar ku është vendosur në rrezik të madh shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve“, tha Krasniqi.

Deputetja Krasniqi, tha se spitalet në vend janë të stëarngarkuara dhe ka mungesë të madhe të barnave esenciale çka, sipas saj e vështirëson edhe më tepër situatën e krijuar pas përhapjes së jashtëzakonshme të këtij virusi, për siç u shpreh ajo “nga pa-aftësia e qeverisë për të menaxhuar situatën me pandeminë.”

Ajo ka kritikuar qeverinë edhe për procesin e vaksinimit të qytetarëve, i cili sipas saj është përcjellur me shumë parregullësi.

“Potenciali për t’u infektuar për qytetarët që kanë shkuar për t’u vaksionuar ka qenë më i madh se sa mundësia për imunizimin e tyre, sepse edhe mënyra siç është menaxhuar ai proces ka nxjerrur në sipërfaqe pa-aftësinë e kësaj qeverie. Ngjashëm edhe sot shohim imazhet e qytetarëve në media ku rrezikohen nga infektimi me këtë virus në pritje për testim.

Duke mos qenë të aftë për të organizuar në mënyrë të duhur shpërndarjen e vaksinave kjo qeveri ka hedhur në shportat e mbeturinave mbi 133 mijë doza të vaksinave Astra-Zeneka në shtator të vitit të kaluar pasi që iu kishte skaduar afati i përdorimit. Një histori e ngjashme rrezikon të përsëritet sërish edhe në situatën më kritike kur ndodhemi tani, sepse kemi një qeveri të papërgjegjshme e cila nuk po arrin të bind qytetarët për t’u vaksionuar tani edhe me dozën e tretë“, deklaroi Krasniqi.

Deputetja Krasniqi, kritika pati edhe për mënyrën se si u zhvillua procesi mësimor.

“Ajo çfarë po ndodhë me procesin mësimor është përtej çdo logjike. Brenda një shkolle ka raste kur disa klasë zhvillojnë mësimin në mënyrë elektronike dhe pa një platformë të veçantë të përgatitur nga qeveria, përkatësisht Ministria e Arsimit, derisa klasët tjera viijojnë mësimin fizikisht. Kjo situatë është po ashtu edhe mjaftë çorjentuese për fëmijët dhe për vetë prindërit“, tha ajo.

Krasniqi ka kundërshtuar edhe masat e fundit kufizuese të qeverisë, të cilat sipas saj po japin efekte negative në ekonominë e vendit.

“Me mbylljen e gastronomisë nga ora 21:00, shumë qytetarë mund të mbesin pa punë, pastaj një kontraditë e këtyre masave është edhe mbyllja e fitneseve ku numri i personave që shkojnë aty është dukshëm më i vogël në krahasim me fluksin e qytetarëve që shkojnë në qendra tregtare të cilat mbesin të hapura. Është e pa logjikshme që kufizimi i lëvizjes për qytetarët të ndodh nga ora 21:00“, tha ajo.

Kuvendi i Kosovës sot është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme nga ora 11:00 për gjendjen e pandemisë Covid-19.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë