Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Ju garantoj se me Lumir Abdixhikun kryeministër, Kosova anëtarësohet në KiE

10/11/2024 - 21:26
në Kryesore, Lajme
A A
Krasniqi: Ju garantoj se me Lumir Abdixhikun kryeministër, Kosova anëtarësohet në KiE
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për dështimin në përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).Ajo për emisionin “Expose”, prodhim i GazetaBlic ka theksuar se, pavarësisht angazhimeve dhe premtimeve, qeveria nuk i ka përmbushur obligimet e saj, duke dështuar të dërgojë Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese dhe duke mos u koordinuar siç duhej me aleatët ndërkombëtarë.

“Ju e dini se dështimi për antarësim në KiE është pikërisht faji i kësaj qeverie sepse edhe pse u zotua nuk i’u përmbajt zotimeve dhe ne dështuam. Ne kemi ndjek për së afërmi takimet që kemi patur atje. Ka qenë pjesë e delegacionit nga LDK-ja, Shefi i Grupit Parlamentar, mirëpo dështuan për arsye se nuk e dërguan Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk janë dakoorduar asnjëherë me aleatët ndërkombëtarë dhe dështuan edhe në KiE. Letra e garancisë e dërguar nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ishte shumë vonë sepse këta, (qeveria) letër kanë dërguar edhe më herët tre krerët e shtetit dhe nuk iu kanë përmbajt asaj që kanë dërgu. Gjithçka ka qenë vonë dhe dështimi është pikërisht faji i kësaj qeverie dhe njerzit që udhëheqin sidomos politikën e jashtme, dialogun dhe kryeministri gjithashtu”, tha Krasniqi.Tutje, Krasniqi nënvizoi se Kosova është duke u kthyer pas në procesin e integrimit evropian, duke përjetuar regres në vend të përparimit.

“Kosova ishte dasht me punu ma shumë për heqjen e masave. Ajo nuk varet vetëm prej një shteti, ju e dini që është vendim i 27 vendeve të Bashkimit Evropian. Mirëpo në vend që të sanksionohet Serbia, kemi marrë ne sanksione sepse Qeveria nuk po dakoordohet me aleatët tanë ndërkombëtarë dhe për herë të parë Kosova është nën sanksione nga Bashkimi Evropian. E shtetet e Bashkimit Evropian janë ata shtete që e kanë ndihmu që Kosova me qenë e pavarur. Ju e dini që Koosva në vend që për gazin të bëjë marrëveshje me SHBA-të , SHBA-të kanë bërë marrëveshje me Serbinë. Franca për avionët, Gjermania për litiumin dhe ne nuk kemi patur marrëveshje dhe kemi masa dhe sanskione nga BE-ja dhe kjo është tejet shqetësuese sepse kemi kthim prapa, kemi vetëm regres sa i përket integrimit evropian. Masat ishin dashtë të hiqen po duhet me punu më shumë. Ju e dini se çfarë ka ndodhë në pjesën veriore.Tani është fushatë zgjedhore dhe çdo gjë bëhet vetëm për vota”, tha tutje Krasniqi.

Krasniqi thotë se LDK-në në qeverisje, çdo gjë do të ndryshojë për të mirën e vendit.

“Unë mendoj se më datën 9 shkurt do të përfundoj kjo keqqeverisje dhe po ju garantoj që me kryeministrin Lumir Abdixhikun, Kosova do të anëtarësohet në KiE dhe do të ketë progres në të gjitha fushat tjera”, tha Krasniqi për “Expose”, prodhim i GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë
17/10/2026 - 23:00

Gazetari Blendi Fevziu, përmes një videoje, është deklaruar lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar këto ditë në Shqipëri. Fevizu, në videon e të cilit shihet gjendja...

Më shumëDetails

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë
17/10/2026 - 22:46

Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme. Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u...

Më shumëDetails

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë
17/10/2026 - 22:30

Pas disa orësh betejë mes protestuesve dhe policisë, bulevardi më në fund ka rënë në qetësi. Situatën e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë...

Më shumëDetails

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar
17/10/2026 - 22:22

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat dhe dhunën ndaj studentëve e protestuesve, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtës...

Më shumëDetails

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
17/10/2026 - 22:09

Gjykata e Tiranës ka shpallur masat e sigurisë për 51 personat e ndaluar gjatë përplasjeve dhe tensioneve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet. Sipas vendimit të...

Më shumëDetails

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake
17/10/2026 - 21:58

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, në gjirin e Vlorës kanë mbërritur këtë të shtunë, më 17 tetor, pesë anije ushtarake, dy prej të cilave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë