Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se Kosova ka humbur shumë duke u marrë me çështjen e targave.
Sipas tij Kosova ka humbur edhe mirëbesimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.
“Kosova ka humbur shumë. Kosova ka humbur, duke u marrë qeveria e saj me teneqet e veturave. Ka humbur edhe nga mirëbesimi i SHBA-së dhe BE-së”, ka shkruar Krasniqi në facebook.
Statusi i plotë:
Albin Kurti po thotë bëmë një koncesion. Deputetja e tij po thotë fituam. Vuçiqi po thotë arritëm një fitore të vogël taktike. E sigurt këtu është vetëm një: Kosova ka humbur shumë.
Kosova ka humbur, duke u marrë qeveria e saj me teneqet e veturave. Ka humbur edhe nga zbehja e mirëbesimit të SHBA-së dhe BE-së. Ndërsa drafti franko-gjerman ka qenë në rend dite, po u hoq nga rendi i ditës shkaku i luftës donkishoteske për teneqe.
Liberalizimi i vizave ka qenë në rend dite, po u hoq nga rendi i ditës shkaku i betejave të marra për teneqe. Mirë e ka deputetja, “fituam.” Vërtet fituam atë që popullorçe i thuhet “t’trashtë e surles.”











