Ish-deputeti i LVV-së, Florin Krasniqi, ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, e kishte cilësuar si ‘naive’ disa muaj më parë.
Sipas Krasniqit, një gjuhë e tillë është e pafalshme dhe lënduese.
“Mendoj se jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar, e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”.
Mes tjerash, ai duke e komentuar këtë deklaratë të Kurtit drejtuar Blinkenit, tha se “një psikopat i Kosovës nuk e bën Sekretarin e Shtetit naiv”.
“Ai i ka thënë, por, ajo nuk ë bën. Në qoftë se një injorant i tipit të kryeministrit tuaj që mundet me shku deri në psikopati. Nuk e bën një psikopat i Kosovës Sekretarin e Shtetit naiv. Nuk është naiv. Kam thënë përpara dhe vazhdojë me e thënë se njeri që ka guxim dhe aftësinë ose jo aftësinë prej pozitës të kryeministrit të Kosovës me quajt Sekretarin e Shtetit naiv, është diçka në mes të komediko-tragjikes për Kosovës”, shtoi ai në Debat Plus.
“Në njërën anë prej shou-ve të natës është komedi, por, realitetin politik është tragjik. Nuk mundet kryeministri i Kovës në asnjë rrethanë tu e marrë parasysh historinë 25 vjeçare të Kosovës, edhe kontributin tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pa marrë parasysh rrethanat me quajt naiv është e pafalshme”.












