
Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar, ministres Gërvalla, duke potencuar se Gërvalla për shkak të dështimeve në diplomaci refuzon të vjen në raportim në Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian.
Krasniqi e cila është drejtuesese së Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, ka thënë se ministria Gërvalla edhe sot i iku ballafaqimit me të vërteten, shkruan Veriu.info
Ndër të tjera deputetja theksoi se “Ky pushtet që nuk ka marre e as turp, po pasurohet me “shpejtësi të shpërndarjes së vajit në tepsi”!.
Postimi i plotë:
Ministrja Gërvalla edhe sot i iku ballafaqimit me të vërtetën në Komisionin Parlamentar për Diplomaci, me arsyetime që veç bazë nuk kanë dhe pikërisht atëherë kur pyetet për të bëmat e diplomacisë, sigurisht në dëm të shtetit sepse në dobi nuk ka pasur asgjë, as njohje të reja e as anëtarësime në organizata ndërkombëtare, ndërkohë që paguan Gani Jakupin si këshilltar me 7.500€ në muaj ose nëse e përllogarisim më mirë ai paguhet sa rreth 15 policë ose 75 pensionistë.
Sa për dijeni të qytetarëve, znj. Gërvalla për shkak të dështimeve në diplomaci refuzon të vjen për raportim edhe në Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian.
Ky pushtet që nuk ka marre e as turp, po pasurohet me “shpejtësi të shpërndarjes së vajit në tepsi”!












