Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar qeverisjen e Vetëvendosjes duke thënë se nuk e ka realizuar asnjë premtim që u ka bërë qytetarëve, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Krasniqi që mban numrin 36, ka thënë se populli do t’i japë fund dështimeve dhe të sjellë ndryshimin e shumëpritur.
Postimi i plotë:
Pas një qeverisjeje të dështuar, ku Vetëvendosje nuk ka realizuar asnjë nga premtimet që u ka bërë qytetarëve, tani – në gjysmë të fushatës – po përpiqen të mashtrojnë sërish me një ‘program dëshirash’. Ky plan i vonuar është dëshmia më e mirë e mungesës së vizionit dhe paaftësisë së tyre për të udhëhequr.
Derisa në anën tjetër, LDK ka treguar seriozitet dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme, duke prezantuar një plan konkret dhe të realizueshëm për qytetarët që meritojnë më shumë.
Më 9 shkurt, populli do t’i japë fund dështimeve dhe të sjellë ndryshimin e shumëpritur!
#LDK124 ✔️
#RrezartaKrasniqi36✔️
#BëhuNdryshimi 🫶













