Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi pas deklaratës së Hovenierit: Ne marrim seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë

14/08/2024 - 12:34
në Kryesore, Lajme
A A
Krasniqi pas deklaratës së Hovenierit: Ne marrim seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në lidhje me deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier se “Hapja e urës së Ibrit në këtë kohë mund të rrezikojë ushtarët amerikanë” ka thënë se Kosova merr seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë.Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Krasniqi ka thënë se “ushtarët amerikanë janë ushtarët më të dashur të KFOR-it për qytetarët e Kosovës”.

Sipas Krasniqit, koordinimet me partnerë dhe aleatët strategjikë Kosova është duke i bërë në vazhdimësi.“Ne e marrim shumë seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë. Ata janë ushtarët më të dashur të KFOR-it. Ne i vazhdojmë koordinimet me partnerët tanë përfshirë edhe KFOR-in që të mos ketë ndonjë incident”, ka deklaruar Krasniqi.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dje ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha ambasadori amerikan.

“Shpresa jonë është që Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”, shtoi ai.Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe atë të Veriut me shumicë serbe.
Me gjithë kundërshtimin e vendeve të QUINT-it dhe të NATO-s, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ura duhet të hapet dhe se “nuk është kundër askujt”.Paralajmërimi për hapjen e urës u bë pasi Qeveria e Kosovës më 5 gusht mbylli zyrat e Postës së Serbisë në veri, veprim që është parë nga aleatët e Kosovës si “i pakoordinuar dhe i njëanshëm”.

Hovenier tha se ShBA-ja është sfiduar nga kryeministri dhe Qeveria e tij në disa aspekte.“Duhet të them se cilësia e partneritetit tonë nuk është ajo që do të shpresonim të ishte në disa nga këto çështje që lidhen me mënyrën se si ai trajton veriun dhe si ai e menaxhon dialogun”.
Ai shtoi se “veprimet e pakoordinuara të Qeverisë në veri” e zvogëlojnë entuziazmin e ShBA-së për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

JU REKOMANDOJMË

Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Kliqinë të Pejës

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
18/08/2026 - 08:28

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Kliqinë, në magjistralen Pejë–Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

Më shumëDetails

Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…

Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
18/08/2026 - 08:14

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, në një rrëfim të rrallë për “Pressing One”, ka folur për vdekjen e dy djemve të tij, Arbnorit dhe Astritit. Ai...

Më shumëDetails

PDK-ja me deputetët e saj edhe sot në sallën e Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës

Hoxha: Do ta ndalojmë Kurtin të hyjë në zyrën e kryeministrit – paralajmëron sërish letër për thirrjen e seancës konstituive
18/08/2026 - 08:00

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se deputetët e saj edhe sot do të jenë sot të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë. Deputetët...

Më shumëDetails

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë
17/08/2026 - 22:18

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka rrëfyer një pjesë të dhimbshme të fëmijërisë së tij, duke treguar se babai i tij ishte arrestuar në vitin 1949...

Më shumëDetails

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook
17/08/2026 - 22:15

Antik Strofci, kryetari i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, i është drejtuar autoriteteve gjermane lidhur me një koment të publikuar në faqen e Facebook-ut “SkenderajLive”, të...

Më shumëDetails

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975
17/08/2026 - 21:51

Saime Isufi, veprimtare e çështjes kombëtare dhe bashkëshorte e veprimtarit Kadri Zeka, ka rrëfyer për angazhimin e saj të hershëm në veprimtarinë ilegale dhe krijimin e grupit “Shqiponjat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • U lëndua rëndë në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë