Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas protestës së sotme kundër dënimeve në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Dolëm mbrëmë, dolëm sot në mesditë, do të dalim prapë edhe shumë herë tjera për ta kundërshtuar padrejtësinë e paskrupullt të Gjykatës së Hagës”, shkroi ai në Facebook.
Krasniqi iu bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë protestat, pa dallime.
“Është koha jonë, e secilit prej nesh, pa dallim, të dalim dhe të protestojmë. Të mos ndalemi.Zëri ynë duhet të dëgjohet çdo ditë, derisa drejtësia të vihet në vend.
UÇK-ja ishte lufta e një populli për liri, prandaj mbrojtja e së vërtetës së saj është mbrojtje e vetë lirisë sonë.
Shihemi përsëri në sheshin e lirisë”, shkroi ai.













