Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi pas takimit me Kurtin dhe tentimit të tij për votim të fshehtë: Perdet ranë, bllokues, ky koalicion nuk i ka numrat, pikë

01/05/2025 - 12:48
në Kryesore, Lajme
A A
“Kryeparlamentari/ja”, Kërkesa e Krasniqit për Kurtin: Gjej kandidat të përshtatshëm, për nënkryetarët s’ka çka diskutohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar edhe njëherë rreth dështimit të sotëm të seancës konstituive, ku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se partia që udhëheq ai s’do të heshtë përballë bllokadës e paaftësisë.

Krasniqi, ka potencuar se VV-ja nuk i ka numrat dhe se propozimi i Avni Deharit për votim të fshehtë për kryetar të Kuvendit, është skemë që s’prodhon shumicë.

‘‘Ne jemi këtu për Kosovën. Dhe për Kosovën, ulemi gjithmonë. Por kurrë s’do të heshtim.

Jo përballë bllokadës. As përballë paaftësisë. E as për mungesën e vullnetit për zgjidhje.

Perdet ranë. Dhe me to, edhe një tjetër tentativë për viktimizim. Sheshit po shihen bllokuesit. Po zbulohen edhe taktizuesit me fatin e qytetarëve.

Por, skemat s’prodhojnë shumicë, vetëm të vërtetën. Ky koalicion nuk i ka numrat – pikë’’, ka shkruar ai.

Tutje, i njëjti ka deklaruar se PDK s’i fshihet asgjëje, dhe se do të respektojë gjithmonë besimin dhe mandatin e qytetarëve.

‘‘PDK nuk fshihet mbrapa asgjëje dhe është gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy – secilit – qëndrimet dhe pozicionet e saj. Imponimet tek ne nuk kalojnë.

Mirë se vini në DEMOKRACI. PDK është dhe do të jetë gjithmonë këtu – duke respektuar besimin dhe mandatin e qytetarëve. Për Kosovën. Për të ardhmen!’’, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Memli Krasniqi kanë zhvilluar një takim në Kuvend, para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, takim që është bërë në lidhje me ngërçin në parlament dhe me ftesë të Kurtit. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Kurti pas takimit: Ishte me atmosferë konstruktive, ende nuk kemi arritur në një konkluzion
10/07/2026 - 21:10

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet nëse do t’ia japin pozitën e Presidentit kandidates për presidente të LDK;së, Vjosa Osmani, pas takimit që pati me të e...

Më shumëDetails

Abdixhiku flet pas takimit, tregon se për çka u dakorduan

Abdixhiku flet pas takimit, tregon se për çka u dakorduan
10/07/2026 - 20:55

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se janë dakorduar që të vazhdojnë me komunikim drejt...

Më shumëDetails

Kurti pas takimit: Ishte me atmosferë konstruktive, ende nuk kemi arritur në një konkluzion

Kurti pas takimit: Ishte me atmosferë konstruktive, ende nuk kemi arritur në një konkluzion
10/07/2026 - 20:47

Albin Kurti ka folur pas takimit me Osmanin dhe Lumir Abdixhikun. Ai tha se takimi shkoi në një atmosferë konstruktive ku tha të jenë diskutuar shumë çështje të...

Më shumëDetails

Kjo është mosha mesatare e deputetëve në legjislaturën e re

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
10/07/2026 - 20:28

Sipas të dhënave të publikuara nga Kosova Democratic Institute (KDI), mosha mesatare e 120 deputetëve të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës është 46 vjeç. Të dhënat...

Më shumëDetails

Nga nesër deri me 18 korrik mbyllet qarkullimi nga Rrethi i Flamurit deri te ai i Spitalit, Komuna: Planifikoni lëvizjet në rrugë të tjera

Nga nesër deri me 18 korrik mbyllet qarkullimi nga Rrethi i Flamurit deri te ai i Spitalit, Komuna: Planifikoni lëvizjet në rrugë të tjera
10/07/2026 - 20:06

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se nga 10 deri më 18 korrik do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri...

Më shumëDetails

Mujaj: Takimi Kurti-Abdixhiku mund të jetë kyç për zgjidhjen e krizës politike

Mujaj: Takimi Kurti-Abdixhiku mund të jetë kyç për zgjidhjen e krizës politike
10/07/2026 - 19:36

Veton Mujaj nga Demokracia në Veprim ka vlerësuar se takimet e nisura nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare krijojnë një dozë optimizmi për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Hajnat godasin kompaninë në Vushtrri, zhdukin skele dhe material ndërtimor me vlerë deri në 20 mijë euro

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje nga vendi i ngjarjes në Ferizaj, skenë si në filma teksa i riu kërcënon me armë!

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Me paratë e shqiptarëve, Shefqet Kastrati blen hotel luksoz 55 milionë dollarë në Miami

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë