Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Qeveria e Kurthit me urgjencë anuloje vendimin për shtrenjëtimin e energjisë elektrike!

20/01/2022 - 17:54
në Lajme
A A
Krasniqi: Qeveria e Kurthit me urgjencë anuloje vendimin për shtrenjëtimin e energjisë elektrike!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për situstën e krijuar me ngritjen e çmimeve.

Sipas deputetes Krasnjqi, jeta e qytetarëve të vendit sot është vështirësuar me ngritje enorme të çmimeve të produkteve, derisa ka akuzuar qeverinë për mos-veprim.

“Sot kur ne po debatojmë për ngritjen enorme të çmimeve në përgithësi, mund ta merrni me mend se në çfarë gjendje janë qytetarët e vendit. Jetesa e tyre është vështirësuar mjaft shumë si pasojë e kësaj situate, për të cilën si duket nuk po merzitet kjo qeveri, sepse në mungesë të veprimeve të duhura, shumë familje sot janë varfëruar dhe e kanë të papërballueshme jetesën.

Andaj, qeveria është dashur që përmes mekanizmave të saja të mbikëqyrë ngritjen enrome të çmimeve nga bizneset të cilat edhe mund ta kenë shfrytëzuar situatën e krijuar në tregjet ndërkombëtare, duke shtrejtuar shumë çmimin e produkteve edhe nëse ato nuk kanë qenë të atakuara nga lëvizjet e çmimeve në tregjet e huaja. Konform kësaj situata kjo qeveri është dashur të ndërmarrë hapa konkret në mënyrë që situata të mos vinte në këtë pikë, kur sot vështirësohet tej mase jetesa e qytetarëve me ngritjen e çmimeve. Shembull konkret e kemi çmimin e vajit nga rreth 90 cent sa ishte më herët, ndërkaq tani është bërë në mbi 1.60 cent, varësisht nga prodhusi, pra kemi gati dyfishim të çmimit në produkte”, tha ajo në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi, akuzoi qeverinë edhe për mashtrimin e qytetarëve se do të angazhohen për mirëqenien e tyre sapo të vin në pushtet, e që sipas saj ka ndodhur e kundërta.

“ Kjo Qeveria e cila shpresën e qytetarëve po e kthen në zhgënjim mund të quhet vetëm si Qeveria e Kurthit, sepse qytetarët janë ata që u mashtruan me premtimet e tyre se do t’ua përmirësojnë mirëqenien, por ndodhi e kundërta, ajo po rrezikohet. Andaj, me të drejtë zhgënjimi i tyre po bëhet çdo ditë e më i madh, e kjo po dëshmohet edhe me interesimin për largim nga vendi, ne pamë se vetëm në dhjetor të vitit të kaluar kishim mbi 51 mijë kërkesa për termine vetëm në ambasadën e Gjermanisë. Është më të vërtetë e dhimbshme t’ua humbësh shpresën të rinjëve e të rejave që në mundësinë e parë duan të largohen nga vendi, duke mos parë prespektivë për të ardhmen e tyre”, u shpreh ajo.

Deputetja Krasniqi kërkoi edhe anulimin e vendimit për shtrenjëtimin e energjisë elektrike.

“Në krejt këtë amulli ne tani e kemi një vendim të kësaj qeverie të papërgjegshme për shtrenjëtim e energjisë elektrike, çka e rëndon edhe më tepër barrën e jetesës për shumë familje, ndërkohë që për Veriun ka ndarë mbi 30 milionë euro për t’ia paguar rrymën ku vazhdon të keqpërdorët edhe sot. Pra, për këto veprime të dëmshme të kësaj qeverie, qytetarët e varfër në Jug detyrohen të pagujanë rrymën dyfish më shtrenjtë, për çka z. Kurti kishte deklaruar se ka për synim uljen e çmimit të energjisë sepse siç kishte deklaruar asokohe si vend “kemi shumë kapacitete.” Çka ndodhi tani? A mund të shpjegojë dikush këtë dëm që po i bëhet vendit?”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë