Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi thotë se seanca e thirrur nga pushteti në ora 11:00 është e paligjshme dhe antikushtetuese

18/11/2025 - 18:18
në Kryesore, Lajme
A A
Albert Krasniqi thotë se partitë e pritën qëllimisht përfundimin e zgjedhjeve: Aleancat tani mund të shkaktojnë irritim në balotazh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se seanca e jashtëzakonshme e thirrur për nesër në ora 11:00 është e paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues.

“Seanca e jashtëzakonshme e thirrur për nesër, vetëm pak orë para seancës për zgjedhjen e Qeverisë, është një seancë e paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit.”

Ai ka thënë se nëse çështjet që janë në rend dite do të merreshin me seriozitet, vendi nuk do të mbahej i bllokuar për 10 muaj me radhë.

“Nëse çështjet e renditura në rend dite do të merreshin me seriozitetin që pretendohet sot, vendi nuk do të mbahej i bllokuar për dhjetë muaj me radhë, dhe as do të kalonim nëpër farsën e “përpjekjeve” të rreme për të gjetur marrëveshje me partitë e tjera për formimin e Qeverisë.”

Krasniqi shton se kjo seancë nuk është zgjidhje por një manocër politike e pushtetit. Që sipas tij i është bashkuar edhe presidentja Osmani.

“Kjo seancë nuk është zgjidhje por është një manovër politike e pushtetit, të cilës i është bashkuar së fundi edhe Presidentja Osmani, për të zhvendosur fajin te të tjerët për pasojat e rënda financiare me të cilat do të pëballet vendi. Thirrjet për shkelje të qëllimshme të ligjshmërisë nuk janë as rrugëdalje, as zgjidhje. Ato janë hapje e dyerve për të dalë krejtësisht nga binarët institucionalë dhe për të dëmtuar themelet e shtetit ligjor. Në vend të lojërave politike dhe përpjekjeve për të shpikur rrugë të jashtëligjshme, palët duhet të ulen dhe të dakordohen për krijimin e një qeverie teknike – një ekzekutiv me profil të ulët politik, me mandat të kufizuar në fushëveprim dhe kohëzgjatje, i cili ka vetëm një qëllim: ta nxjerrë vendin nga bllokada dhe të përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Vetëm kthimi në legalitet dhe përgjegjësi institucionale mund ta nxjerrë vendin nga ngërçi. Gjithçka tjetër është thellim i krizës.

JU REKOMANDOJMË

“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore

“Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore
27/05/2026 - 23:00

Zgjidh gjuhën sq Albanian “Djegin paratë”, PSD me aksion simbolik hap fushatën zgjedhore Viber Icon INDEKSONLINEE Mërkurë, 27 Maj 2026 22:44 Partia Socialdemokrate, sonte ka hapur zyrtarisht fushatën...

Më shumëDetails

Maliqi për subvencionimin e fluturimeve: Rast i paprecedent i abuzimit të buxhetit për zgjedhje

Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
27/05/2026 - 22:56

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka thënë se mediat dhe Prokuroria Speciale duhet t’i kenë sytë e hapur ndaj subvencionimit të fluturimeve. Në një shkrim në rrjetin...

Më shumëDetails

Krasniqi për Vetëvendosjen: Këta s’e kanë hallin hiç për diasprë, ata s’po na kthehen as të vdekur

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
27/05/2026 - 22:50

Dardan Krasniqi nga AAK-ja, ka thënë në “Pressing” të T7, se pushteti nuk e ka hallin për diasporë. Ai tha se ka jetuar në diasporë dhe e dinë...

Më shumëDetails

“Këtë vit do ndajmë 28,3 mld euro për Kievin”- Vond der Leyen bisedon me Zelensky: Mbështetje e plotë nga Evropa për Ukrainën

“Këtë vit do ndajmë 28,3 mld euro për Kievin”- Vond der Leyen bisedon me Zelensky: Mbështetje e plotë nga Evropa për Ukrainën
27/05/2026 - 22:19

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pati një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pak kohë më parë. Siç thekson Presidentja e Komisionit Evropian...

Më shumëDetails

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale
27/05/2026 - 22:08

Si numër 1 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka synim edhe një mandat. Por ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po thotë se kandidimi i...

Më shumëDetails

Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë
27/05/2026 - 21:40

Agron Hajdari është personi që dyshohet se mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Sipas informacioneve të Klan Kosovës, ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    609 Shpërndaje
    Shpërndaje 244 Tweet 152
  • Buzhala: Sonte ka vdekë ajo pak demokraci që e kemi pas, opozita nuk ka çka lyp në zgjedhje

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nga lokacioni ideal te ndërtimi modern – Riki Invest sjell një tjetër projekt unik në Vushtrri

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Del vendimi i plotë, çka po synon qeveria me 2 milionë Eurot për fluturimet e mërgatës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë