
Kryetari i PDK’së Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka vizituar ish presidentin Hashim Thaçi, dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, në Hagë.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook tha se pati një vizitë tejet emocionale në Hagë.
‘’ Të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës, ashtu si përherë, i pashë dy liderët historikë të Kosovës dhe të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjatë një vizite tejet emocionale që pata në Hagë’’, shkroi Krasniqi.
Tutje ai shkroi se ata po mbahen padrejtësisht në Hagë, sepse lufta e tyre ishte e pastër dhe e drejtë.
Postimi i plotë:
Të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës, ashtu si përherë, i pashë dy liderët historikë të Kosovës dhe të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjatë një vizite tejet emocionale që pata në Hagë.
Ashtu siç besojmë në drejtësi, të gjithë besojmë se ata, bashkë me shokët e tyre çlirimtarë, po mbahen padrejtësisht atje, sepse lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, andaj edhe e presim kthimin e tyre triumfues sa më parë.
Të fala të përzemërta!











