Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Zgjedhjet e 14 shkurtit prodhuan impuls, prapa të cilit s’ka vizion, por veç propagandë

14/02/2022 - 18:16
në Lajme
A A
Pse hoqi dorë nga muzika, përgjigjet Memli Krasniqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti pikërisht me 14 shkurt 2021 prodhoi një impuls prapa të cilit, siç tha ai, nuk ka as vizion, as program, as agjendë, as zhvillim, as integrim, as punësim, por veç propagandë.

Këtë reagim ai e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.

Krasniqi ka thënë se për këtë periudhë një vjeçare, çmimet janë rritur dhe kanë vështirësuar jetën e qytetarëve, përderisa pagat janë cunguar e familjet kosovare janë ngarkuar së fundmi edhe me faturën e shtrenjtuar të energjisë elektrike.

Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:

Sot, kur mbushet një vit nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit parlamentare, të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë prodhon një impuls – prapa të cilit nuk ka as vizion, as program, as agjendë, as zhvillim, as integrim, as punësim, por veç propagandë.

Me Albin Kurtin që sot qeveris Kosovën, pasi më 14 shkurt, një vit më parë, qytetarët u përcaktuan për një momentum tjetër – duke i dhënë një mbështetje të madhe impulsive Vetëvendosjes, marrëdhënia ndërmjet pushtetit dhe shtetit është shndërruar në marrëdhënie të shtetit në funksion të pushtetit.

Ekonomia që u trumbetua se do jetë e lirë dhe e drejtë, ka stagnuar dhe s’po arrin të kultivohet as si e drejtë, as si e lirë.

Arsimi që premtohej të ishte konkurrent, vazhdon të jetë konkurrent vetëm si vlerë monetare në tregun e dijes.

Politika e jashtme që do të duhej ta shpërthente kinse-izolimin e Kosovës, si me mjeshtri aritmetike ka arritur ta izolojë Kosovën totalisht.

Asnjë projekt zhvillimor s’ka nisur, ndërsa Qeveria ka pamundësuar nisjen edhe të projekteve zhvillimore të sektorit privat.

Çmimet janë rritur dhe kanë vështirësuar jetën e qytetarëve, përderisa pagat janë cunguar e familjet kosovare janë ngarkuar së fundmi edhe me faturën e shtrenjtuar të energjisë elektrike.

Pasqyrë e kësaj periudhe njëvjeçare që nisi me premtime të mëdha, fatkeqësisht është edhe ikja masive nga Kosova e të rinjve, të cilët nuk po gjejnë dot një vend pune, as mbështetje, e as perspektivë nga Qeveria e “shpresës”, përderisa shpresën po e kërkojnë në dyert e ambasadave të huaja.

Për një vit, kemi parë një shumicë politike që shkel mbi çdo parim e premtim, që përfaqëson arrogancë e mungesë të kompetencës, që nuk e do shtetin e punën, që sulmon mediat, mendimin kritik, e që linçon dhe hakmerret ndaj kujtdo që mendon ndryshe.

Lista e zhgënjimeve është e gjatë.

Nga kjo atmosferë e zymtë, me një Qeveri të paaftë, por të fortë në numra, Kosova po vendnumëron. Dhe, është vetëm viti i parë i kësaj qeverisjeje shterpë.

Partia Demokratike e Kosovës ka punuar shumë që shoqëria politike kosovare ta ketë në qendër të karakterit të vet kulturën civile politike, e cila kultivon tolerancën, pranon ndryshimin demokratik dhe i përgjigjet nevojës për reflektim e ripërcaktim.

Mbi këtë parime ne u udhëhoqëm edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, nga të cilat PDK-ja nuk arriti të marrë mjaftueshëm besimin e qytetarëve për t’i udhëhequr institucionet. Pavarësisht se kishim ofertën më të mirë politike, që u përgjigjej sfidave që kishte vendi, qytetarët u përcaktuan për një momentum tjetër – duke i dhënë mbështetjen impulsive Vetëvendosjes.

Më 14 shkurt 2021, PDK-ja nuk e gjeti momentin e saj, por ato zgjedhje ishin moment i ri edhe për PDK-në. Ne u jemi rikthyer fuqishëm qytetarëve në zgjedhjet lokale. E me vizionin tonë të palëkundur për Kosovën e zhvilluar, pa dyshim se qytetarët do t’i rikthehen fuqishëm PDK-së, si adresë e parë politike, kurdo që mbahen zgjedhjet tjera nacionale.

Të shpresojmë se deri atëherë, kjo Qeveri, përderisa s’ka fuqi t’i bëjë kurrfarë dobie Kosovës, së paku të përpiqet që mos t’i bëjë ndonjë dëm të pariparueshëm vendit tonë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë