Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit

06/01/2025 - 15:18
në Kryesore, Lajme
A A
Lista përfundimtare e votuesve, KQZ: Kosova ka 161 mijë e 700 votues më shumë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të hënën, subjektet politike në Kosovë janë pajisur me numra, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar hedhjen e shortit për renditjen në fletëvotime. Numrat e subjekteve politike në fletëvotime janë nga 111 deri në 138.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.

Në fletëvotim, qytetarët do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Ky është një ndryshim pas miratimit të Ligjit të ri për zgjedhjet. Në të kaluarën, qytetarët kanë pasur mundësinë të zgjedhin deri në pesë kandidatë.

Secila parti e certifikuar mund të ketë deri në 110 kandidatë në listën zgjedhore.

Nga këto lista do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto janë përgatitjet e fundit të KQZ-së për zgjedhjet, teksa fushata zgjedhore do të nisë të shtunën, më 11 janar dhe për një muaj, partitë dhe kandidatët do të tentojnë t’i bindin votuesit që t’i zgjedhin ata.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur heshtja zgjedhore fillonte një ditë para votimeve, me ndryshimet ligjore të këtij viti, ajo tashmë do të fillojë një minutë para hapjes së qendrave të votimit – në orën 07:00 – dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00 të 9 shkurtit. Pra, heshtja zgjedhore do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

Sa është numri i votuesve?

Pas përfundimit të regjistrimit të votuesve jashtë vendit, KQZ-ja bëri të ditur se numri i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë 2 milionë e 75 mijë e 868 votues brenda dhe jashtë Kosovës.

Votuesit jashtë vendit, përveç votimit me postë, për herë të parë do të mund të votojnë në 17 ambasada dhe 15 konsullata në 19 shtete të ndryshme të botës.

Votimi me postë nga jashtë vendit nis më 9 janar. Sipas KQZ-së, për votim jashtë vendit janë regjistruar 104.924. Nga ta, 20.399 janë regjistruar për votim fizik në ndonjë nga përfaqësitë diplomatike, të tjerët për votim me postë.

Sikurse herëve të kaluara, edhe kësaj radhe pritet që të dihet shpejt renditja e partive në zgjedhje dhe qytetarët në kohë reale do të mund të shohin në ueb-faqen e KQZ-së rezultatet preliminare.

Kjo pasi, nga të gjitha vendvotimet KQZ-së i dërgohen në mënyrë elektronike votat për partitë dhe kandidatët dhe më pas ato ngarkohen në sistem.

Megjithatë, në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votat nga jashtë dhe votat e votuesve me nevoja të veçanta, të cilat numërohen më vonë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

“Fushatë intensive e me tone të ashpra”

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se beson që fushata zgjedhore do të jetë më intensive, pasi partitë do të kenë më shumë kohë që t’iu qasen votuesve potencialë me platformat e tyre.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Cakolli tha se fushatën partitë e kanë nisur gati tash e katër muaj, që kur janë shpallur zgjedhjet. Sipas tij, partitë opozitare veçse i kanë publikuar programet dhe kanë përçuar mesazhet e tyre, për dallim nga partia në pushtet, që sipas tij, deri më tani ka folur vetëm për pjesën e zbatimit të zotimit të qeverisjes aktuale.

“Në anën tjetër nuk kanë munguar as format tradicionale të të bërit fushatë, takimet derë më derë e sidomos nëpër oda, që janë dukshëm më të shprehura në zonat rurale, e veçanërisht nga partitë le të themi më tradicionale, përfshirë këtu, LDK-në, PDK-në dhe koalicionin e AAK-së me Nismën e partitë e tjera”, thotë Cakolli sa i përket periudhës para fushatës zyrtare.

Ndërkaq, periudha e fushatës zyrtare, Cakolli thotë se pret që të jetë përmbledhje e gjithë këtij aktiviteti politik të partive.

“Në kuptim cilësor e përmbajtësor, unë pres që dinamika e fushatës mund të intensifikohet dhe partitë mund të shkojnë drejt tubimeve më të mëdha nëpër hapësira publike, që jemi duke i parë edhe në ditët e fundit. Por, në kuptim të fjalimeve dhe mesazheve politike besoj që do të jetë deri diku e njëjta, ndonëse unë pres që të ketë ashpërsim të tonit dhe diskursit mes partive politike. Sa më afër proceseve zgjedhore që të jemi, kjo është një ndër karakteristikat kryesore të të bërit fushatë”, thotë ai.

Duke folur për shqetësimet sa i përket kësaj fushate zgjedhore, Cakolli thotë se ato mbeten të njëjta sikurse në të kaluarën, pra rreziku i keqpërdorimit të resurseve publike në nivel qendror apo komunal, i shërbyesve civilë, por edhe resurseve të tjera sikurse veturat zyrtare.

“Në anën tjetër, një problem me fushatat zgjedhore në Kosovë është mosofrimi i qasjes së mjaftueshme për kandidatet gra dhe personat me aftësi të kufizuara dhe grupe të tjera të margjinalizuara, ku partitë politike do të duhej të punonin më shumë. Fakti që partitë po organizojnë takime në oda është indikator i qartë se nuk ka kontekst e hapësirë të mjaftueshme e adekuate për kandidateve gra”, thotë ai.

Sipas ligjit, 30 për qind e listës zgjedhore duhet të jetë me kandidate gra për deputete.

Cakolli shprehet se do të ishte mirë që në këtë fushatë të ketë ballafaqim televiziv edhe të kandidatëve për kryeministër, por thotë se bazuar nga e kaluara, kjo ka pak gjasa të ndodhë pasi rëndom kryeministri në detyrë është ai që refuzon të ballafaqohet në debate.

Megjithatë, ai sheh zhvillim pozitiv sa u përket programeve që partitë paraqesin para qytetarëve.

“Dinamikat, të paktën nga dy palë zgjedhjet e fundit, tregojnë që për shkak të rritjes së kërkesës qytetare, partitë politike janë duke u kujdesur që të kenë premtime sa më mirë të elaboruara dhe të paraqitura në hapa konkretë që përbën një zhvillim pozitiv”, thotë ai.

Problemi me certifikimin e Listës Serbe

Gjatë përgatitjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit, një temë prodhojë betejë ligjore: certifikimi i Listës Serbe.

Kjo pasi, më 23 dhjetor përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve votuan kundër certifikimit të Listës Serbe. Përfaqësuesit e partive të tjera abstenuan gjatë votimit.

Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. Kjo parti më pas u ankua në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

PZAP-ja i dha të drejtë Listës Serbe, duke mos gjetur asnjë shkelje nga kjo parti që do të përbënte bazë për moscertifikim dhe urdhëroi KQZ-në që ta cerfitikojë këtë subjekt.

Lëvizja Vetëvendosje më pas iu drejtua Gjykatës Supreme për vendimin e PZAP-së. Megjithatë, ankesa iu hodh poshtë.

Por, kjo nuk përfundoi këtu, pasi Lëvizja Vetëvendosje më 2 janar iu drejtua sërish PZAP-së duke kërkuar që të anulojë vendimin e KQZ-së për certifikim, duke thënë se vendimi është marr në emër të KQZ-së, por pa miratimin e anëtarëve të këtij komisioni që organizon zgjedhjet.

Partia e Kurtit ka argumentuar se Lista Serbe nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje sërish është ankuar për Listën Serbe, pasi kjo parti u përfshi në shortin për përzgjedhjen e numrit me të cilin do të garojë në zgjedhje.

Blerim Sallahu nga LVV-ja tha se me këtë KQZ-ja shkeli ligjin, pasi PZAP-ja ende nuk ka marrë vendim për ankesën sa i përket certifkimit të Listës Serbe. /REL

JU REKOMANDOJMË

Hoti i ashpër me Kurtin: U kthehemi kutive të votimit sepse autokrati dëshiron të uzurpojë shtetin

Hoti ironizon me Kurtin: Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh
02/05/2026 - 20:53

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër teksa ka thënë se më 7 qershor do të mbahen zgjedhjet sepse kështu dëshiron Albin Kurti, të cilin e ka...

Më shumëDetails

SHBA tërheq 5,000 trupa nga Gjermania, The New York Times: Lëvizja lidhet me qëndrimin e Berlinit ndaj Iranit

SHBA tërheq 5,000 trupa nga Gjermania, The New York Times: Lëvizja lidhet me qëndrimin e Berlinit ndaj Iranit
02/05/2026 - 20:40

Sipas mediave amerikane, zyrtarë ushtarakë në SHBA kanë bërë të ditur se vendimi për të tërhequr rreth 5,000 trupa amerikane nga Gjermania lidhet me pakënaqësinë e Uashingtonit ndaj...

Më shumëDetails

Specialja s’e njeh Avokatin e Popullit të Kosovës, për raportin e britanikëve thonë se “s’e ka të qartë statusin”

Koci: Institucionet holandeze nuk na dhanë leje të protesojmë afër objektit të Gjykatës Speciale në Hagë
02/05/2026 - 20:16

Dhomat e Specializuara kanë thënë se i vetmi autoritet që mund të merret me proceset brenda gjykatës është institucioni i Avokatit të Popullit i Gjykatës Speciale. Kështu kanë...

Më shumëDetails

Llafe të Vuçiq në uikend: Gati të ndërtojmë autostradë deri në Mitrovicë, amerikanët të sigurojnë që Kosova s’bën problem

Llafe të Vuçiq në uikend: Gati të ndërtojmë autostradë deri në Mitrovicë, amerikanët të sigurojnë që Kosova s’bën problem
02/05/2026 - 19:55

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur sot për projektet infrastrukturore që synon të ndërtojë. Kreu i shtetit serba ka përmendur edhe një “autostradë” që do të arrijë...

Më shumëDetails

SHBA paralajmëron sanksione ndaj kompanive të transportit detar për pagesat ndaj Iranit

SHBA paralajmëron sanksione ndaj kompanive të transportit detar për pagesat ndaj Iranit
02/05/2026 - 19:41

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar firmat e transportit detar se mund të përballen me sanksione nëse paguajnë tarifa ndaj Iranit për kalim të sigurt në Ngushticën...

Më shumëDetails

SHBA fut inteligjencën artificiale në ushtri, Pentagoni arrin marrëveshje me 7 gjigantët e teknologjisë

SHBA fut inteligjencën artificiale në ushtri, Pentagoni arrin marrëveshje me 7 gjigantët e teknologjisë
02/05/2026 - 19:33

Pentagoni ka arritur një marrëveshje me shtatë kompani kryesore të Inteligjencës Artificiale. Kjo marrëveshje vjen për të shfrytëzuar sistemet e tyre të përparuara në rrjetet e klasifikuara të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Arrestohet ish- këshilltari i Kurtit, shkak statuset në Facebook për një imam të BIK-ut

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Dritë-hijet e Shabanit dhe Durmishit në tenderin 3 milionësh në Mitrovicë, anëtari i Komisionit kundërshtoi fituesin (Dokument)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Vdes 49 vjeçarja që u dërgua me lëndime të rënda në kokë në Spitalin e Mitrovicës në mëngjes

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë